Kurti i thotë Sekretarit të NATO-s se Serbia me ndihmën e Rusisë ka ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës
Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, është takuar sot në Qeverinë e Kosovës edhe me kryeministrin Albin Kurti. Kreu i ekzekutivit kosovar në një postim në “X” lidhur me këtë takim, i ka thënë Sekretarit të NATO-s, se Serbia me ndihmën e Rusisë kanë ndërhyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit. “Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe
Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, është takuar sot në Qeverinë e Kosovës edhe me kryeministrin Albin Kurti. Kreu i ekzekutivit kosovar në një postim në “X” lidhur me këtë takim, i ka thënë Sekretarit të NATO-s, se Serbia me ndihmën e Rusisë kanë ndërhyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës. Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, ka thënë Kurti pas takimit.
Para Kurtit, Rutte ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, me të cilën kanë mbajtur edhe një konferncë për media.
“Vizita ime këtu demonstron përkushtimin e palëkundur për siguri afatgjate në gjithë Kosovën”, ka deklaruar Rutte.