Kush është ish-ministri që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme? Përgjigjet SPAK

Pak muaj më parë Struktura e Posaçme Antikorrupsion konfirmoi zyrtarisht se një prej ish ministrave është marrë nën hetim nga SPAK. Në total janë në hetim nga SPAK 14 zyrtarë, ish-zyrtarë, përfshirë edhe 3 deputetë, 1 ish-deputet dhe 1 ish-ministër, siç bëri me dije Prokuroria e Posaçme në gusht të këtij viti. Megjithatë, SPAK nuk […] The post Kush është ish-ministri që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme? Përgjigjet SPAK appeared first on Ditar.al.

Kush është ish-ministri që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme? Përgjigjet SPAK

Pak muaj më parë Struktura e Posaçme Antikorrupsion konfirmoi zyrtarisht se një prej ish ministrave është marrë nën hetim nga SPAK.

Në total janë në hetim nga SPAK 14 zyrtarë, ish-zyrtarë, përfshirë edhe 3 deputetë, 1 ish-deputet dhe 1 ish-ministër, siç bëri me dije Prokuroria e Posaçme në gusht të këtij viti.

Megjithatë, SPAK nuk ka zbuluar as emrat e tyre, as veprat penale konkrete për të cilat po hetohen.

I pyetur zyrtarisht nga Top Channel se cili është ministri në fjalë dhe a po vlerësohet nga SPAK caktimi i një mase sigurie, Prokuroria ka dhënë një përgjigje zyrtare, por pa dhënë detaje.

Një ish-ministër është nën hetim. Nuk mund të bëjmë publike informacione të mëtejshme”-thuhet në përgjigjen e SPAK.

Po ashtu SPAK ka konfirmuar se ka regjistruar një procedim penal lidhur me dyshimet për abuzime me fondet e programit IPARD II.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme”, thuhet në përgjigjen e SPAK.

The post Kush është ish-ministri që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme? Përgjigjet SPAK appeared first on Ditar.al.