Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale
Kuvendi ka miratuar me votat e mazhorancës dhe opozitës ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore dhe për reformën territoriale dhe administrative. Në favor të ngritjes së komisionit për reformën zgjedhore votuan 113 deputetë të Kuvendit. Ai përbëhet nga 16 anëtarë. PS dhe PD do të kenë nga 7 përfaqësues, Aleanca për Ndryshim 1 dhe Partia […]
Kuvendi ka miratuar me votat e mazhorancës dhe opozitës ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore dhe për reformën territoriale dhe administrative.
Në favor të ngritjes së komisionit për reformën zgjedhore votuan 113 deputetë të Kuvendit. Ai përbëhet nga 16 anëtarë. PS dhe PD do të kenë nga 7 përfaqësues, Aleanca për Ndryshim 1 dhe Partia e Lirisë 1. Ky komision do të ketë 2 bashkëkryetar.
Emrat e anëtarëve të Komisionit përcaktohen me vendim të Kuvendit. Në mbledhjet e Komisionit mund të marrin pjesë pa të drejtë vote deputetë të partive të tjera parlamentare të cilët kanë të drejtë të bëjnë propozime për ndryshime në legjislacionin e Reformës Zgjedhore. Vendimmarrja e Komisionit do të synojë konsensusin e gjerë për të gjitha propozimet.
Vendimet e Komisionit quhen të miratuara me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve, por vetëm kur kanë njëkohësisht konsensusin e të dy bashkëkryetarëve.
Ndërkohë, komisioni për reformën administrative do të ketë po ashtu 16 anëtarë, 8 nga PS, 6 nga PD, 1 nga Aleanca për Ndryshim dhe 1 nga PL.
Ky komision do të shqyrtojë kuadrin ligjor të qeverisje vendore, ridizenjimin territorial dhe rekomandimin e masave për shëndoshjen financiare për qeverisjen lokale. Kohëzgjatja e këtij komisioni do të jetë 9 muaj.
