Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për interpelancë me Ballukun, Peleshi: Çështje nën hetim! Zv.kryeministrja mungon në seancë

Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për interpelancë me zv.kryeminstren, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK në lidhje me tunelin e Llogarasë. Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi tha se çështja është nën hetim dhe sipas tij ndërhyrja e Kuvendit përmes zhvillimit të një interpelance bien ndesh me punën e […] The post Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për interpelancë me Ballukun, Peleshi: Çështje nën hetim! Zv.kryeministrja mungon në seancë appeared first on Ditar.al.

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për interpelancë me Ballukun, Peleshi: Çështje nën hetim! Zv.kryeministrja mungon në seancë

Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për interpelancë me zv.kryeminstren, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK në lidhje me tunelin e Llogarasë.

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi tha se çështja është nën hetim dhe sipas tij ndërhyrja e Kuvendit përmes zhvillimit të një interpelance bien ndesh me punën e drejtësisë.

Është një çështje nën hetim nga SPAK, në këto kushte ndërhyrja e Kuvendit përmes zhvillimit të një interpelance që bie ndesh me parimet e pavarësisë së organit të akuzës. Në përputhje me atributet , vlerësoj se zhvillimi i interpelancës urgjente të kërkuar është i pamundur për tu realizuar”– u shpreh Peleshi.

Ndërkohë zv.kryeministrja, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, së bashku me 5 vartës të saj, mungon në seancën e kësaj të enjteje.

Ndërkohë Kuvendi rrëzoi po ashtu edhe kërkesën për interpelancë të opozitës lidhur me mungesën e barnave në Spitalin e Onkologjikut.

Kjo kërkesë u rrëzua me 54 vota kundër ndërsa 26 deputetë votuan pro kësaj interpelance, e cila nuk do të zhvillohet.

Deputeti demokrat Bardh Spahia deklaroi se “mocioni me debat për çështjen e barnave te Onkologjiku është një kërkesë legjitime”.

The post Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për interpelancë me Ballukun, Peleshi: Çështje nën hetim! Zv.kryeministrja mungon në seancë appeared first on Ditar.al.