Lady Gaga rikthehet “kaotike”/ “Mayhem”, albumi i parë i këngëtares pas 5 vitesh
Lady Gaga publikoi këtë të premte albumin e saj më të ri “Mayhem”, një album që sipas kritikës ke rikthyer lidhjen shpirtërore të artistes me muzikën “dark pop” që e bëri atë të famshme. “Mayhem” përmban 14 këngë dhe është një rikthim i fuqishëm pas “Harlequin”, albumit të saj me frymëzim nga muzika jazz për [...]Read More...

Lady Gaga publikoi këtë të premte albumin e saj më të ri “Mayhem”, një album që sipas kritikës ke rikthyer lidhjen shpirtërore të artistes me muzikën “dark pop” që e bëri atë të famshme.
“Mayhem” përmban 14 këngë dhe është një rikthim i fuqishëm pas “Harlequin”, albumit të saj me frymëzim nga muzika jazz për filmin “Joker: Folie à Deux”, i cili arriti vetëm vendin e 20-të në toplistën e “Billboard 200”. Megjithatë, “Mayhem” është pritur shumë më mirë. Kënga “Disease”, si dhe bashkëpunimi me këngëtarin Bruno Mars në këngën “Die With a Smile”, kanë kryesuar toplistën e Billboardit “Hot 100” për pesë javë dhe kanë fituar një çmim “Grammy” për performancën më të mirë në grup ose e quajtur ndryshe duo pop.
Në vitet e para të karrierës, kritikat shpesh e kanë portretizuar Lady Gagan si një produkt të industrisë, duke minimizuar rolin e saj si krijuese. Këtë herë, ajo është e vendosur të tregojë se është arkitektja e suksesit të saj. “Shumë shpesh, si një grua në muzikë, të thonë se suksesin tënd e krijuan të tjerët. Me këtë album, doja të vërtetoja se isha unë krijuesja e gjithçkaje”, ka thënë Gaga Gaga ka pranuar se fama erdhi me një kosto. Në kulmin e suksesit, ajo ka ndjerë se po humbiste veten në marrëdhënie toksike dhe një ambient që favorizonte konkurrencën mbi kreativitetin.
“Unë e humba atë që do t’i mësoja fëmijës tim: të ulet vetëm dhe të shkruajë një poezi. Kam rigjetur pasionin tim duke u rikthyer te jeta e thjeshtë, e përqendruar te muzika dhe njerëzit që dua”, ka thënë ajo. Pavarësisht se u tërhoq nga jeta publike për pak kohë, Gaga po kthehet me performanca madhështore. Ajo këndoi me Bruno Marsin në spektaklin e ndarjes së çmimeve “Grammy”, interpretoi një këngë për nderim ndaj viktimave të zjarreve në Kaliforni, dhe ka bërë një performancë befasi në spektkalin ”Super Bowl”. Në muajt e ardhshëm, ajo do të jetë një nga yjet kryesorë të festivalit “Coachella” dhe do të mbajë një koncert falas në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro. Si pjesë e rikthimit të saj, Gaga do të jetë njëkohësisht prezantuese dhe e ftuara muzikore në “Saturday Night Live këtë fundjavë”. “Do të jetë një punë e vështirë, por unë jam gati”, ka thënë ajo. Duke u fokusuar te muzika dhe krijimtaria e saj, Lady Gaga është kthyer në atë që ajo beson se ka qenë gjithmonë, “një artiste e vërtetë që nuk ka nevojë të luajë një rol, por thjesht të bëjë muzikë”.
/ abcnews.al