“Lamtumirë kryetar”, reagimet nga politika për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Kryeministri Edi Rama, por edhe figura të tjera të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS-, Fatos Nano. I pari që reagoi ishte kryeministri, Edi Rama, i cili në një postim në Facebook shkruan: Lamtumirë kryetar. Ndërkohë nuk vonoi edhe një reagim nga deputeti […] The post “Lamtumirë kryetar”, reagimet nga politika për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos appeared first on Ditar.al.
Kryeministri Edi Rama, por edhe figura të tjera të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS-, Fatos Nano.
I pari që reagoi ishte kryeministri, Edi Rama, i cili në një postim në Facebook shkruan: Lamtumirë kryetar.
Ndërkohë nuk vonoi edhe një reagim nga deputeti i PS, Erion Braçe, duke e cilësuar Nanon si njeriun që ribëri të majtën shqiptare.
“Fatos Nano, njeriu që ribëri të majtën shqiptare, u shua sapo! Pusho në paqe dhe faleminderit për gjithçka!” shkruan Braçe.
Presidenti i vendit, Bajram Begaj në një mesazh ngushëllimi shprehet se Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator
“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000.
Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator.
Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij.
I paharruar!”- shkruan Begaj në postimin e tij.
Nga radhët e demokratëve ka qenë deputeti Tritan Shehu, i cili përmes një mesazhi në rrjete sociale ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryesocialistit.
“Ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e Z. Fatos Nano! Një humbje për familjen socialiste. Një humbje për politikën shqiptare. Ngushëllime familjes së tij, që e ndjen e përjeton më shumë se gjithë se kush këtë humbje. Bashkëpuntorëve në vite. Miqve e shokëve. Ngushëllime!”, shprehet Shehu.
Reagimit e disa prej deputetëve të PS-së:
Damian Gjiknuri: “Me modelin e tij liberal, udhëhoqi Partinë Socialiste dhe në tërësi të majtën shqiptare, duke e kthyer në një forcë politike të shëndetshme, moderne e progresiste. Si kreu i qeverisë, Fatos Nano drejtoi vendin në momente të vështira, kur duhej ringritur shteti i gjunjëzuar në të gjitha hallkat e tij. Njeriu i betejave dhe vendimeve të forta ashtu sikurse i kompromiseve dhe marrëveshjeve si mjeti më efektiv i të bërit politikë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirësve!”, shkruan Gjiknuri.
Ulsi Manja: “Ka politikanë që përfaqësojnë kohën ku jetojnë dhe ka të tjerë që përfaqësojnë epoka. Fatos Nano ishte ndarja mes dy botëve: aty ku mbaroi frika e komunizmit dhe nisi debati për demokracinë. Lamtumirë, Kryetar!”.
Evis Kushi: “Trishtim për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, themelues i së majtës moderne dhe udhëheqës vizionar përballë sfidave të mëdha në kohë të vështira. Fjalët janë pak për të përshkruar kontributin e Fatos Nanos në rindërtimin demokratik të Shqipërisë. Trashëgimia e tij do të jetojë gjatë në historinë e kombit shqiptar!”.
Albana Koçiu: “Lamtumirë kryetar”.
The post “Lamtumirë kryetar”, reagimet nga politika për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos appeared first on Ditar.al.
