LDK dhe PDK arrijnë koalicion para balotazhit në Gjilan
Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit Arbër Ismajli ka bërë të ditur, se sot kanë arritur një marrëveshje politike për bashkëpunim me kryetarin e degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashitin. Ismajli përmes një postimi në Facebook, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje që bashkon. “Falënderim të
 
                                

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit Arbër Ismajli ka bërë të ditur, se sot kanë arritur një marrëveshje politike për bashkëpunim me kryetarin e degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashitin.
Ismajli përmes një postimi në Facebook, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje që bashkon.
“Falënderim të veçantë për z. Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, dhe z. Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, për gatishmërinë, vizionin dhe frymën e bashkëpunimit që po e ndërtojmë bashkë për të mirën e qytetit tonë. Gjilani i ri meriton stabilitet, zhvillim dhe udhëheqje që bashkon. Dhe këtë do ta bëjmë bashkë me besim në Zot, me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve tanë”, shkroi Ismajli.
Arbër Ismajli në rundin e dytë do të përballet me Albanin Hysenin e VV-së.
 
                        
 
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  