LDK: Hendeku i madh me LVV-në është shndërruar në mur të palëvizshëm

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë sot se mes partisë së saj dhe LVV-së ka një hendek të madh, i cili u shndërrua në mur të palëvizshëm pas zgjedhjeve. The post LDK: Hendeku i madh me LVV-në është shndërruar në mur të palëvizshëm appeared first on Albinfo.

LDK: Hendeku i madh me LVV-në është shndërruar në mur të palëvizshëm

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili shtoi se kjo ka ndodhur jo vetëm për shkak të diskursit të kryeministrit të vendit, por në përgjithësi për shkak të mënyrës se si ka qeverisur në katër vjet, përcjell albinfo.ch.

“Vlen të theksohet se qëndrimet e LDK-së të dhëna para zgjedhjeve kanë qenë edhe ofertë publike e LDK-së për të cilindo qytetar të Republikës së Kosovës që zgjedh të votojë për LDK-në. Dhe vlerësoj se në qoftë se një parti politike e ka shfaqur sheshit një hendek shumë të madh me LVV-në, hendek i cili u shndërrua më pas në mur të palëvizshëm pas zgjedhjeve jo vetëm për shkak të diskursit të kryeministrit të vendit, por në përgjithësi për shkak të mënyrës se si ka qeverisur në katër vjet”, tha Kica-Xhelili.

Sipas Kica-Xhelilit, qëndrimi i LDK-së se nuk hyn në koalicion me LVV-në s’ka qenë i vendosur si kushtëzim, por si parim në vete.

The post LDK: Hendeku i madh me LVV-në është shndërruar në mur të palëvizshëm appeared first on Albinfo.