Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen dhe transferohen disa drejtues komisariatesh
Policia e Shtetit ka kryer ndryshime të rëndësishme në disa komisariate të vendit, duke bërë emërime dhe transferime në nivele të larta drejtimi. Këto lëvizje janë pjesë e procesit të riorganizimit të brendshëm, me synim forcimin e drejtimit lokal dhe rritjen e efikasitetit të strukturave hetimore në territor. Sipas burimeve zyrtare, ndryshimet prekin disa komisariate […] The post Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen dhe transferohen disa drejtues komisariatesh appeared first on Ditar.al.
Policia e Shtetit ka kryer ndryshime të rëndësishme në disa komisariate të vendit, duke bërë emërime dhe transferime në nivele të larta drejtimi.
Këto lëvizje janë pjesë e procesit të riorganizimit të brendshëm, me synim forcimin e drejtimit lokal dhe rritjen e efikasitetit të strukturave hetimore në territor.
Sipas burimeve zyrtare, ndryshimet prekin disa komisariate kryesore në veri dhe në qendër të vendit. Në listën e re të emërimeve dhe transferimeve përfshihen:
Kryekomisar Mariglen Duçi, shef i Komisariatit të Policisë në Malësi të Madhe (DVP Shkodër), emërohet shef komisariati në Dibër.
Kryekomisar Nertila Meta, specialiste në Sektorin kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum (DPPSH), emërohet shefe komisariati në Librazhd (DVP Elbasan).
Kryekomisar Elton Halili, që drejtonte Komisariatin e Policisë në Librazhd, transferohet si shef komisariati në Bulqizë (DVP Dibër).
Kryekomisar Edvin Peci, shef komisariati në Bulqizë, emërohet në krye të Komisariatit të Policisë nr.6 në Tiranë.
Kryekomisar Erdit Rrëçeku, që drejtonte Komisariatin nr.6 në Tiranë, emërohet shef sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan.
Komisar Klaudio Zhupa, shef i Seksionit për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë, emërohet shef komisariati në Malësi të Madhe (DVP Shkodër).
Kryekomisar Altin Lila, shef komisariati në Dibër, emërohet specialist për hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në DPPSH.
The post Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen dhe transferohen disa drejtues komisariatesh appeared first on Ditar.al.
