Shehaj nxjerr VIDEO-n: Shikoni Pacollin që tregon si Balluku ndan tenderat në zyrë

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj, ka publikuar përmes një video në rrjetet sociale deklaratën e biznesmenit Behgjet Pacolli i cili ka zbuluar se si gara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës ka qenë fiktive dhe e paracaktuar në zyrën e zv.kryeministres Belinda Balluku. Shehaj, duke komentuar intervistën e dhënë në media nga Pacolli, thekson […] The post Shehaj nxjerr VIDEO-n: Shikoni Pacollin që tregon si Balluku ndan tenderat në zyrë appeared first on Ditar.al.

Shehaj nxjerr VIDEO-n: Shikoni Pacollin që tregon si Balluku ndan tenderat në zyrë

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj, ka publikuar përmes një video në rrjetet sociale deklaratën e biznesmenit Behgjet Pacolli i cili ka zbuluar se si gara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës ka qenë fiktive dhe e paracaktuar në zyrën e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Shehaj, duke komentuar intervistën e dhënë në media nga Pacolli, thekson gjithashtu se pas aferave korruptive me dhënien e koncensioneve, për vjedhjen e parave të qytetarëve shqiptarë, qëndron perveç ministres Balluku, edhe kryeministri Edi Rama.

“Çdo gjë vendoset nga Balluku dhe nga kryeministri Rama. Kjo është çmenduria që ndodh në Shqipëri! Kështu vidhen paratë e qytetarëve shqiptarë përditë nga kjo qeveri e korruptuar.
Dhe ndërkohë që Balluku është e pandehur nga SPAK-u, Edi Rama vazhdon dhe e mban aty!”, shprehet Shehaj.

Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj:
Është e pabesueshme ajo që tregon Pacolli në lidhje me si ka fituar tenderin dhe ka marrë koncesionin e aeroportit të Vlorës. Dëgjojeni me veshët tuaj, është e pabesueshme!
Tani, Pacolli thotë që për aeroportin e Vlorës nuk është bërë një garë, nuk është bërë një tender por fituesi është vendosur në zyrën e Ballukut.
Ka qenë Balluku, ka qenë përfaqësuesi i kompanisë turke dhe Pacolli. Si fillim Pacollit i kanë ofruar vetëm 40% të kuotave dhe Pacollit nuk i ka ardhur mire.
Nuk i ka ardhur mirë edhe që Balluku i ka treguar kurrizin dhe ka vendosur të mos i thotë direkt “Po”, por ka kërkuar kohë për t’u menduar.
Pas disa orësh e ka marrë në telefon përfaqësuesi i kompanisë turke dhe i ka thënë që: “Shiko, ne e diskutuam dhe ti do marrësh 58% të kuotave se 2% do i marrë dikush tjetër dhe ne do marrim 40% te kuotave”.
Kjo është mënyra se si përcaktohen fituesit e tenderave në Shqipëri. Nuk ka asnjë garë. Çdo gjë është fiktive. Çdo gjë vendoset nga Balluku dhe nga kryeministri Rama. Kjo është çmenduria që ndodh në Shqipëri! Kështu vidhen paratë e qytetarëve shqiptarë përditë nga kjo qeveri e korruptuar.
Dhe ndërkohë që Balluku është e pandehur nga SPAK-u, Edi Rama vazhdon dhe e mban aty!

The post Shehaj nxjerr VIDEO-n: Shikoni Pacollin që tregon si Balluku ndan tenderat në zyrë appeared first on Ditar.al.