Liban/ Zgjatet marrëveshja e armëpushimit pas vrasjes së 22 personave në jug
Marrëveshja e armëpushimit në Liban është zgjatur deri më 18 shkurt, njoftoi presidenca amerikane të dielën, në të njëjtën ditë që qindra banorë të komuniteteve në pjesën jugore të territorit libanez u përpoqën të kthehen në fshatrat e mbajtura nga trupat izraelite, të cilët hapën zjarr ndaj tyre duke vrarë 22 persona. “Marrëveshja midis Libanit [...]Read More...

Marrëveshja e armëpushimit në Liban është zgjatur deri më 18 shkurt, njoftoi presidenca amerikane të dielën, në të njëjtën ditë që qindra banorë të komuniteteve në pjesën jugore të territorit libanez u përpoqën të kthehen në fshatrat e mbajtura nga trupat izraelite, të cilët hapën zjarr ndaj tyre duke vrarë 22 persona.
“Marrëveshja midis Libanit dhe Izraelit, e cila mbikëqyret nga SHBA, do të vazhdojë të jetë në fuqi deri më 18 shkurt 2025,” tha presidenca amerikane në një deklaratë të shkurtër.
Plani fillestar i armëpushimit, i shpallur në fund të nëntorit, i dha fund konfliktit 14 mujor midis Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah.
E ndërmjetësuar nga SHBA dhe Franca, marrëveshja i dha Hezbollahut 60 ditë për t’i dhënë fund pranisë së tij të armatosur në Libanin jugor dhe kërkoi që forcat izraelite të tërhiqeshin gjatë të njëjtës periudhë./abcnews.al