Ligji për KPM-në anti-kushtetues, Kusari: Ditë e bukur për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli anti-kushtetues Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM). Në reagimin e saj Kusari tha se ky është një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e pavarësisë së medias dhe në forcimin e demokracisë në Kosovë. Ajo ka vlerësuar vendimin

Ligji për KPM-në anti-kushtetues, Kusari: Ditë e bukur për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli anti-kushtetues Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Në reagimin e saj Kusari tha se ky është një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e pavarësisë së medias dhe në forcimin e demokracisë në Kosovë.

Ajo ka vlerësuar vendimin si një fitore të shoqërisë civile dhe të avokimit për një ligj të drejtë, duke shtuar se ky proces ka qenë një mundësi për të siguruar që ligjet e Kosovës të respektojnë parimet kushtetuese dhe standardet evropiane. Ajo ka theksuar rëndësinë e krijimit të një ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave, i cili duhet të jetë më transparent, i drejtë dhe në përputhje me vlerat demokratike.

Gjithashtu, Kusari ka theksuar se ky vendim është një mesazh për të gjitha institucionet se çdo tentativë për të politizuar institucione të tilla si KPM-ja do të përballet me sfida ligjore dhe do të shpallet e papranueshme nga Gjykata Kushtetuese.

Postimi i plotë:

Të dashur, të dashur, sot është ditë e bukur për lirinë e shprehjes, lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë. Është poashtu ditë e fitorës së shoqnisë civile.
Avokimit tonë 3 vjeçar për të mbrojtur lirinë e medias në Kosovë i erdhi fundi dhe ne fituam.
Gjykata Kushtetuese ka vendosë sot më 23 prill që Ligji për Komisionin e Pavarur për Media, përmes së cilit Lëvizja Vetëvendosje tentoi të përligjë kapjen politike të këtij trupi, ta shfuqizojë tërësisht.
Vendimi i plotë nuk është publiku ende por këto janë pikat që janë përmendur në komunikatën për media, e që janë kundër kushtetuese:
 Mënyra e propozimit të anëtarëve të KPM-së cënon pavarësinë e KPM-së
 Të paktën 5 anëtare të komisionit duhet të jenë gra
 Kriteret për shkarkimin e kryetarit dhe të anëtarëve të KPM-së janë kundërkushtetuese
 Rregullimi i sanskioneve poashtu është kundërkushtetues
Gjykata ka gjetur që disa nene megjithatë janë në pajtim me Kushtetutën por meqë nenet kryesore janë kundërkushtetuese ligji nuk mund të qëndrojë në fuqi.
Qysh thojnë këta jashtë – I rest my case!