Lladrovci: Lavdi e përjetshme për Luan dhe Smajl Haradinajn!

Lladrovci: Lavdi e përjetshme për Luan dhe Smajl Haradinajn!

Me rastin e përvjetorit të rënies heroike të Luan Haradinajt dhe kalimit në amshim të Smajl Haradinajt, Ramiz Lladrovci mori pjesë në homazhe në Gllogjan dhe Deçan ku vendosi buqetë me lule për nderim të jetës dhe veprës së tyre heroike.

Deklarata e Lladrovcit në rrjetin social:

Pranë Memorialit të dëshmorëve në Gllogjan dhe Deçan, me familjarë të dëshmorëve, qytetarë e bashkëluftëtarë, me buqeta me lule dhe homazhe, kemi nderuar në përvjetorin e 29-të të rënies, heroin e kombit, luanin e UÇK-së, Luan Haradinajn.

Kemi përkujtuar njëherësh edhe atdhetarin e paepur, ideologun dhe veprimtarin e shquar, Smajl Haradinajn, në përvjetorin e 17-të të kalimit të tij në amshim.

Sot, ishte rast, po ashtu ta uroj për ditëlindje Nënën Rukë, nënën heroinë e cila lindi dhe edukoi heronj të përkushtuar e dalzotës të atdheut.

Haradinajt e Gllogjanit janë shembull i heroizmit epik për brezat e tashëm dhe të ardhshëm.

Lavdi e përjetshme për Luan dhe Smajl Haradinajn!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.