Lushi: Kosova ka sistem të keq zgjedhor, vendi duhet të ndahet në gjashtë zona zgjedhore
Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, ka kritikuar sistemin zgjedhor të Kosovës. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ai ka kërkuar reformë zgjedhore. Lushi ka bërë me dije se të vetmit që përfitojnë nga një sistem i tillë janë politikanët. Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se Kosova duhet të ndahet në 6

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, ka kritikuar sistemin zgjedhor të Kosovës.
Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ai ka kërkuar reformë zgjedhore.
Lushi ka bërë me dije se të vetmit që përfitojnë nga një sistem i tillë janë politikanët.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se Kosova duhet të ndahet në 6 zona zgjedhore.
“Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, më në fund, janë zyrtare. Kosova e ka sistemin zgjedhor shumë të keq. Sistemi duhet të reformohet. Të vetmit që përfitojnë nga sistemi aktual janë politikanët që nuk kanë bërë apo nuk dinë asnjë punë tjetër. Kosova duhet të ndahet në 6 zona zgjedhore dhe deputetët të kenë bazë”, ka shkruar Lushi.