Maqedoni: Në 5 vitet e fundit nga vendi ikën 60 mijë të rinj

Trendit të vazhdueshëm të shpërnguljes së të rinjve nga Maqedonia e Veriut i shtohet edhe shqetësimi për përfshirjen e tyre të kufizuar në jetën shoqërore dhe institucionale. Sipas Aleksandar Nikollovskit, kryetar i Kuvendit Studentor Universitar, mungesa e përfaqësimit të të rinjve në vendimmarrje është një faktor kyç në vendimin e tyre për të emigruar. Ai […] The post Maqedoni: Në 5 vitet e fundit nga vendi ikën 60 mijë të rinj appeared first on Albinfo.

Maqedoni: Në 5 vitet e fundit nga vendi ikën 60 mijë të rinj

Trendit të vazhdueshëm të shpërnguljes së të rinjve nga Maqedonia e Veriut i shtohet edhe shqetësimi për përfshirjen e tyre të kufizuar në jetën shoqërore dhe institucionale.

Sipas Aleksandar Nikollovskit, kryetar i Kuvendit Studentor Universitar, mungesa e përfaqësimit të të rinjve në vendimmarrje është një faktor kyç në vendimin e tyre për të emigruar. Ai thekson nevojën për forcimin e strukturave rinore dhe për zbatimin efektiv të Ligjit për Pjesëmarrjen Rinore, i cili parashikon ngritjen e këshillave lokale dhe të Kuvendit Kombëtar Rinor, transmeton alsat përcjell albinfo.ch

“Nëse të rinjtë vazhdojnë të injorohen dhe interesat partiake vendosen mbi ato shoqërore, numri i të larguarve mund të dyfishohet në vitet e ardhshme”, deklaroi Nikollovski.

Nga ana tjetër, Ivan Peshevski, nënkryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, thekson faktorët ekonomikë si arsye kryesore për emigrimin. Ai përmend pagat e ulëta, kushtet e këqija të punës, mungesën e kontratave të rregullta dhe cilësinë e dobët të shërbimeve publike, veçanërisht në shëndetësi dhe arsim.

“Pagat e ulëta dhe punësimi joformal janë ndër shkaqet kryesore që i shtyjnë të rinjtë dhe tërë familjet të largohen”, tha Peshevski.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë pesë viteve të fundit nga vendi janë larguar rreth 60 mijë të rinj, ndërsa hulumtimet sugjerojnë se çdo vit 10% e studentëve zgjedhin të ndjekin studimet jashtë vendit, kryesisht në shtetet e Bashkimit Evropian.

 

The post Maqedoni: Në 5 vitet e fundit nga vendi ikën 60 mijë të rinj appeared first on Albinfo.