Marrëveshja tregtare Britani-SHBA, Starmer: Ditë historike. Do të nxisë zhvillimin mes vendeve tona
Donald Trump njoftoi zyrtarisht se SHBA-të kanë arritur një marrëveshje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar. Një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri britanik Keir Starmer i cili e ka vlerësuar si një ditën historike, këtë të enjte. “Është një ditë fantastike dhe historike. Kemi punuar shumë së bashku”, ka thënë Starmer. Më tej ai ka [...]Read More...

Donald Trump njoftoi zyrtarisht se SHBA-të kanë arritur një marrëveshje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar.
Një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri britanik Keir Starmer i cili e ka vlerësuar si një ditën historike, këtë të enjte.
“Është një ditë fantastike dhe historike. Kemi punuar shumë së bashku”, ka thënë Starmer.
Më tej ai ka falënderuar edhe ekipin negociator të Trump, duke thënë se kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.
“Kjo do të nxisë zhvillimin e tregtisë mes vendeve tona. Jo vetëm që do të mbrojë vendet e punës, por do të krijojë vende pune, duke hapur aksesin në treg”, ka thënë më tej ai.
/abcnews.al/