Marrëveshjet e nënshkruara në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë

Këtë të hënë, Samiti i Procesit të Berlinit mblodhi në Tiranë liderët e Ballkanit dhe ata të rajonit. Gjatë samitit gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja Hercegovina nënshkuan disa marrëveshje, të cilat pritet të përforcojmë më tej bashkëpunimin me njeri-tjterin, si dhe duke lehtësuar lëvizjen […] The post Marrëveshjet e nënshkruara në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë appeared first on Newsbomb Albania.

Marrëveshjet e nënshkruara në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë

Këtë të hënë, Samiti i Procesit të Berlinit mblodhi në Tiranë liderët e Ballkanit dhe ata të rajonit.

Gjatë samitit gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja Hercegovina nënshkuan disa marrëveshje, të cilat pritet të përforcojmë më tej bashkëpunimin me njeri-tjterin, si dhe duke lehtësuar lëvizjen e profesionistëve.

Marrëveshja përfshin njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, (CEFTA).

Kujtojmë se vitin e kaluar u nënshkrua njohja e kualifikimeve për njohën mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.

Në listën e marrëveshjeve të nënshkuara në Samit përfshihet, miratimi i Deklaratës së Përbashkët Rajonale për parandalimin e ndotjes plastike, miratimi i Deklaratës së Përbashkët për Zonën e Pagesave për Evropën e vetme (SEPA), apo miratimi i Deklaratës së Përbashkët për Nismën Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor.

Lista e marrëveshjeve të nënshkruara në Samit

Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Infermierëve, Kirurgëve Veterinarë, Farmacistëve dhe Mamive në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Miratimi i Deklaratës së Përbashkët Rajonale për parandalimin e ndotjes plastike, përfshirë mbetjet detare

Miratimi i Deklaratës së Përbashkët për Zonën e Pagesave për Evropën e vetme (SEPA)

Miratimi i Deklaratës së Përbashkët për Nismën Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor

Miratimi i Deklaratës së Përbashkët për Krijimin e Observatorit të Konvergjencës në Ballkanin Perëndimor

Miratimi i Deklaratës së Përbashkët të Gjashtëve të Ballkanit Perëndimor, Bankës Botërore, Palëve të Evropës Juglindore të Traktatit të Komunitetit të Transportit dhe CEFTA-s për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit.

Miratimi i Deklaratës së Përbashkët të Synimit ndërmjet Liderëve të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor dhe Republikës Federale të Gjermanisë për Partneritetin Rajonal të Klimës

 

The post Marrëveshjet e nënshkruara në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë appeared first on Newsbomb Albania.