“Jemi të fundit”, Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën, mazhoranca e quan çështje ‘që pret’

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar seancë urgjente për Kosovën, por nuk gjeti mbështetjen e mazhorancës dhe përfundimisht seanca u la më 12 tetor. Bardhi, kërkoi mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës pas sulmit që ndodhi në Veri të Kosovës. “Është urgjente […] The post “Jemi të fundit”, Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën, mazhoranca e quan çështje ‘që pret’ appeared first on Ditar.al.

“Jemi të fundit”, Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën, mazhoranca e quan çështje ‘që pret’

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar seancë urgjente për Kosovën, por nuk gjeti mbështetjen e mazhorancës dhe përfundimisht seanca u la më 12 tetor.

Bardhi, kërkoi mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës pas sulmit që ndodhi në Veri të Kosovës.

“Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit, nuk na nderon kjo. PE e ka zhvilluar”, është shprehur Bardhi.

“Shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën”, shtoi deputetja Jorida Tabaku.

Mirëpo, kjo kërkesë nuk ka gjetur dakordësinë nga socialistët. Kërkesa, e cila është dorëzuar prej thuajse një jave është konsideruar jo shumë urgjente nga kryetarja Lindita Nikolla dhe Blendi Çuçi, të cilët kanë thënë se nuk mund të bëhet urgjentisht.

Nikolla propozoi që debati bashkë me rezolutën të bëheshin më 19 Tetor. Ndërsa Çuçi u shpreh se nuk bëhej dot para së enjtes tjetër. “Nuk mund të nxitojmë. Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot”, tha ai.

Kujtojmë se Gazment Bardhi kërkoi zhvillimin e një debati në Kuvend për qëndrimin e shtetit shqiptar në raport me zhvillimet në Kosovë dhe miratimin e Rezolutës për dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit. Ky debat u zhvillua mbrëmë edhe në Parlamentin Europian, i cili do të votojë rezolutën më 16-19 nëntor.

The post “Jemi të fundit”, Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën, mazhoranca e quan çështje ‘që pret’ appeared first on Ditar.al.