Përfundon mbledhja e deputetëve të PD, Berisha dhe Bardhi kritikojnë qëndrimin e mazhorancës për veriun e Kosovës
Ish kryeministri Sali Berisha ka folur pas mbledhjes së deputetëve të opozitës ditën e sotme ku është diskutuar për përjashtimin për 10 ditë të deputetëve që bllokuan foltoren. Berisha është qeveria Rama po shtyp të drejtat e opozitës në vend. Pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake, tregon qëndrimin armiqësor të Edi Ramës ndaj […] The post Përfundon mbledhja e deputetëve të PD, Berisha dhe Bardhi kritikojnë qëndrimin e mazhorancës për veriun e Kosovës appeared first on Ditar.al.

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur pas mbledhjes së deputetëve të opozitës ditën e sotme ku është diskutuar për përjashtimin për 10 ditë të deputetëve që bllokuan foltoren.
Berisha është qeveria Rama po shtyp të drejtat e opozitës në vend.
Pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake, tregon qëndrimin armiqësor të Edi Ramës ndaj opozitës. U diskutua gjerësisht kjo situatë. Opozita konstaton se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës. U diskutua për propozimet për rezolutën ndaj Kosovës, një tekst shumë i mirë. Deri tani të dhënat se maxhoranca nuk pajtohet me dënimin e Serbisë për atë që ndodhi në Kosovë, por nëse kjo klauzolë nuk pranohet, atëherë ku parlament mund të quhet parlament i Bjellorusisë. Ne kemi rezolutën tonë, kërkojmë të votohet rezoluta jonë. Rezoluta që paraqet grupi parlamentar i PD-së është në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës, me qëndrimet e miqve të Kosovës. Është një rezolutë shumë mirë e studiuar. Urojmë dhe shpresojmë që të mos mbeten skllevër të Vuçiçit, emri i të cilit nuk është përmendur ndonjëherë nga Edi Rama.
Megjithatë urojmë të votohet rezoluta jonë, ose të gjejmë një mirëkuptim për rezolutë të përbashkët. Për zhvillime të tjera do ju informojë Gazment Bardhi.”, tha Berisha.
Ndërsa për Bashën tha se është marrë peng në disa forma nga Rama.
Edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, njoftoi se nuk është arritur asnjë dakordësi me mazhorancën sa i takon arritjes së një qëndrimi të unifikuar për Rezolutën që dënon sulmin e 24 Shtatorit në Veriun e Kosovës.
Ndërkohë, ai bëri thirrje grupit parlamentar të Partisë Socialiste që “të heqin dorë nga qëndrimi i Serbisë dhe të gjithë bashkë të mbështesim Kosovën në këtë betejë.”
Në fjalën e tij për gazetarët, Bardhi gjithashtu tregoi se PD është njohur me propozimin e mazhorancës dhe ka nisur një draft ku bën bashkë të dy propozimet në një.
The post Përfundon mbledhja e deputetëve të PD, Berisha dhe Bardhi kritikojnë qëndrimin e mazhorancës për veriun e Kosovës appeared first on Ditar.al.