Mbi 60 mijë persona në RMV janë paraqitur për vaksinim, për të moshuarit dhe të sëmurët vaksinim në kushte shtëpie

Ministria e Shëndetësisë informoi se për vaksinimin kundër gripit sezonal janë paraqitur rreth 60 mijë qytetarë, ndërsa deri më tani janë vaksinuar mbi 8 mijë persona.  Vaksinimi po realizohet në gjithsej 35 pika vaksinimi në mbarë vendin, prej të cilave pesë ndodhen në Shkup, transmeton Portalb.mk. Të gjithë qytetarët e interesuar mund të paraqiten për […]

Mbi 60 mijë persona në RMV janë paraqitur për vaksinim, për të moshuarit dhe të sëmurët vaksinim në kushte shtëpie
Vaksinim në Shkup, foto arkiv nga Meta.mk

Ministria e Shëndetësisë informoi se për vaksinimin kundër gripit sezonal janë paraqitur rreth 60 mijë qytetarë, ndërsa deri më tani janë vaksinuar mbi 8 mijë persona.  Vaksinimi po realizohet në gjithsej 35 pika vaksinimi në mbarë vendin, prej të cilave pesë ndodhen në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Të gjithë qytetarët e interesuar mund të paraqiten për vaksinim përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose përmes mjekut të tyre amë.

Në vaksinimin falas përfshihen kategoritë e rrezikuara të popullsisë, si: personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucione për mbrojtje sociale të të moshuarve dhe punonjësit e këtyre institucioneve.

Gjithashtu, në organizim të Ministrisë, ekipe preventive nga institucionet shëndetësore në të gjithë vendin kanë filluar vaksinimin kundër gripit sezonal në kushte shtëpie, për persona të moshuar, të palëvizshëm dhe persona me aftësi të kufizuara.

Më poshtë gjenden numrat e kontaktit për caktimin e vaksinimit sezonal kundër gripit në kushte shtëpie:

Telefoni i kontaktit të ISHP:

  • Shtëpia e Shëndetit Berovë 078-447-603
  • Shtëpia e Shëndetit Manastir 072-272-186
  • Shtëpia e Shëndetit Makedonski Brod 075-443-285
  • Shtëpia e Shëndetit Vallandovë 034/382-017
  • Shtëpia e Shëndetit Vevçan 078-436-932
  • Shtëpia e Shëndetit Vinicë 033/361-311
  • Spitali i Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar Gjevgjeli 071-966-999
  • Qendra Shëndetësore Gostivar 070-357-933
  • Spitali i Përgjithshëm me Veprimtari të Zgjeruar Dibër 078-243-814
  • Shtëpia e Shëndetit Delçevë 075-317-114
  • Shtëpia e Shëndetit Demir Hisar “078-272-395 047/276-211”
  • Spitali i Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar Kavadar 078-314-840
  • Shtëpia e Shëndetit Kërçovë 045/228-825
  • Spitali i Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar Koçan 076-395-609
  • Shtëpia e Shëndetit Kratovë 078-364-567
  • Shtëpia e Shëndetit Krushevë 078-315-487
  • Shtëpia e Shëndetit Kumanovë 075-239-134
  • Shtëpia e Shëndetit Likovë 070-209-956
  • Qendra Shëndetësore Kriva Pallankë 031/372-616
  • Shtëpia e Shëndetit Negotinë “072-270-403 072-270-402”
  • Shtëpia e Shëndetit  Ohër 070-366-560
  • Spitali i Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar Prilep 075-353-801
  • Shtëpia e Shëndetit Probishtip 075-387-951
  • Shtëpia e Shëndetit Pehçevë 070-372-391
  • Shtëpia e Shëndetit  Radovish 078-319-145
  • Shtëpia e Shëndetit Rostushe 070-229-916
  • Shtëpia e Shëndetit Resnjë 071-225-282
  • Qendra Shëndetësore Shën Nikollë 075-272-841
  • Shtëpia e Shëndetit Shkup “Poliklinika Çento – 25/02 22 351
  • Poliklinika Bukuresht – 30/02 63 245
  • Poliklinika Jane Sandanski – 24/02 63 277
  • Poliklinika Çair – 26/02 11 506″
  • Shtëpia e Shëndetit Strugë 071-272-595
  • Shtëpia e Shëndetit Strumicë 076-290-160
  • Shtëpia e Shëndetit Tetovë 075-207-634
  • Shtëpia e Shëndetit Shtip 078-537-005
  • Shtëpia e Shëndetit Veles “075-261-286 076-427-069”

Më 16 tetor në Maqedoni ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal, i cili po realizohet në gjithsej 35 pika vaksinimi në mbarë vendin, prej të cilave pesë janë në Shkup. Këtë vit, Ministria ka siguruar numrin më të madh të vaksinave kundër gripit sezonal – 80 mijë doza të vaksinës katërvalente nga prodhuesi i njohur ‘Abot’ nga Holanda.