Qeveria e Maqedonisë së Veriut e miratoi propozimin për buxhetin e vitit 2026-të
Propozim-buxheti për vitin 2026-të u miratua nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ky plan u propozua nga ministrja e financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska, transmeton Portalb.mk. “Të ardhurat e përgjithshme janë projektuar të jenë 374.7 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë 413.9 miliardë denarë. Me këtë, vazhdojmë me zbatimin rigoroz të disiplinës fiskale, ku […]

Propozim-buxheti për vitin 2026-të u miratua nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ky plan u propozua nga ministrja e financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska, transmeton Portalb.mk.
“Të ardhurat e përgjithshme janë projektuar të jenë 374.7 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë 413.9 miliardë denarë. Me këtë, vazhdojmë me zbatimin rigoroz të disiplinës fiskale, ku rritja është më e theksuar në anën e të ardhurave sesa në atë të shpenzimeve. Në këtë mënyrë, deficiti buxhetor është 39.2 miliardë denarë, përkatësisht 3.5 të PBB-së, që paraqet ulje për 0.5 pikë përqindje krahasuar me vitin 2025”, deklaroi ministrja Dimirieska – Koçoska.
Ministrja vlerësoi që përmes këtij buxheti do të ketë përshpejtim ekonomik dhe konsolidim fiskal, duke e luftuar edhe ekonominë gri. Ajo vlerësoi se rritja ekonomike në vitin 2026 do të jetë 3.8 pëqind.
“Për transfertat sociale janë projektuar 206.3 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 6.7%, për pagat 52.6 miliardë denarë, ose 7% më shumë se gjatë këtij viti, si dhe 116.8 miliardë denarë për pensionet, që paraqet rritje prej 9.7%”, paralajmëroi ministrja.
Te investimet kapitale, u paralajmëruan investim në vlerë prej 40.5 miliardë denarë.
Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 10 dhjetor të vitit 2024, me 69 vota “për” dhe 5 “kundër” e miratoi Buxhetin për vitin 2025, në të cilin të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin 358.8 miliardë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400.2 miliardë denarë.
Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë, gjegjësisht në 4 përqind të BPV-së, ndërsa rritja e planifikuar e ekonomisë është 3,7 për qind.
