MBLEDHJA E DEMOKRATËVE/ Deputetët kërkojnë krijimin e një partie të re: Do jemi alternativë serioze; Berisha nuk heq dorë nga PD zyrtare
Gjatë mbledhjes së djeshme të deputetëve demokratë, ka patur edhe propozime për krijimin e një partie të re, për të mbledhur sërish të gjithë demokratët nën një logo dhe një emër në zgjedhjet e vitit 2025. Deputeti Dashnor Sula ishte ai që propozoi krijimin e Partisë Demokratike të Rithemeluar, pasi vetëm kështu mund të jenë […] The post MBLEDHJA E DEMOKRATËVE/ Deputetët kërkojnë krijimin e një partie të re: Do jemi alternativë serioze; Berisha nuk heq dorë nga PD zyrtare appeared first on Ditar.al.

Gjatë mbledhjes së djeshme të deputetëve demokratë, ka patur edhe propozime për krijimin e një partie të re, për të mbledhur sërish të gjithë demokratët nën një logo dhe një emër në zgjedhjet e vitit 2025.
Deputeti Dashnor Sula ishte ai që propozoi krijimin e Partisë Demokratike të Rithemeluar, pasi vetëm kështu mund të jenë një alternativë serioze për qytetarët. Sipas tij, Basha është kryetari “de jure” i PD-së, edhe pse s’ka anëtarësi.
“Propozoj të krijojmë parti të re PD e Rithemeluar. Kështu mund të jemi një alternativë serioze. Ka ardhur koha të flasim për zgjidhje politike në PD. Ramës i intereson kjo situatë. De jure është Basha edhe pse s’ka anëtarësi”, mësohet të ketë thënë Sula.
Por pavarësisht kërkesës së Sulës, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga PD zyrtare, pasi nëse krijohet një partie e re, atëherë do të legjitimohet një padrejtësi. Sipas tij, problemi i demokratëve është se po i nënshtrohen një padrejtësie.
“Nuk krijojmë parti të re, pasi legjitimojmë një padrejtësi. Nuk është vështirë të gjejmë emër apo të bëjmë logo. Problemi është se po i nënshtrohemi një padrejtësie.
Ndërkohë, deputetët e tjerë pjesëmarrës kanë kërkuar që Sali Berisha dhe Gazment Bardhi të gjejnë një zgjidhje, pasi zgjedhjet e vitit 2025 nuk janë shumë larg dhe demokratëve u duhet të bashkohen nën një logo.
The post MBLEDHJA E DEMOKRATËVE/ Deputetët kërkojnë krijimin e një partie të re: Do jemi alternativë serioze; Berisha nuk heq dorë nga PD zyrtare appeared first on Ditar.al.