Mblidhet Kryesia e re e Kuvendit, dy pikat për të cilat do të diskutohet
Kryesia e Kuvendit është mbledhur për herë të parë që prej konstituimit të Kuvendit, nën udhëheqjen e Kryeparlamentarit Dimal Basha. Në agjendë janë funksionalizimi i komisioneve si dhe diskutimi rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit, si dhe atë të Zubin-Potokut. Ndryshe, Kuvendi i Kosovës u konstitua me 10 […] The post Mblidhet Kryesia e re e Kuvendit, dy pikat për të cilat do të diskutohet appeared first on ATV.
 
                                Kryesia e Kuvendit është mbledhur për herë të parë që prej konstituimit të Kuvendit, nën udhëheqjen e Kryeparlamentarit Dimal Basha.
Në agjendë janë funksionalizimi i komisioneve si dhe diskutimi rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit, si dhe atë të Zubin-Potokut.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës u konstitua me 10 tetor, pas zgjedhjes së Nenad Rashiq si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.
Pas zgjedhjes së Rashiq, Lista Serbe iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me ankesë, për çka ende nuk ka vendim./ATVLIVE/
The post Mblidhet Kryesia e re e Kuvendit, dy pikat për të cilat do të diskutohet appeared first on ATV.
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  