Mbrëmje letrare kushtuar Shaip Beqirit, shënohen 50 vjet të krijimtarisë së tij

Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih do të organizohet një mbrëmje letrare kushtuar poetit dhe publicistit Shaip Beqiri, me rastin e 50-vjetorit të krijimtarisë së tij, transmeton albinfo.ch.
Veprimtaria do të mbahet të shtunën, më 26 shtator 2026, nga ora 20:00, në hapësirat e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Cyrih.
Gjatë mbrëmjes do të prezantohen aspekte nga jeta dhe veprimtaria letrare e Shaip Beqirit, ndërsa do të interpretohen edhe poezi të përzgjedhura nga krijimtaria e tij.
Beqiri, për më shumë se pesë dekada, ka qenë aktiv në jetën kulturore shqiptare si poet, publicist, redaktor dhe kronist i zhvillimeve kulturore.
Takimi synon të sjellë në vëmendje veprën dhe kontributin e tij në letërsinë dhe kulturën shqiptare, duke shënuar një jubile të rëndësishëm të krijimtarisë së tij./Albinfo.ch
The post Mbrëmje letrare kushtuar Shaip Beqirit, shënohen 50 vjet të krijimtarisë së tij appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



