Mbyllet protesta “Liria ka emër” në Tiranë, mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Me thirrjen “Drejtësi për çlirimtarët e Kosovës”, mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare u mblodhën sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Protesta madhështore nisi me himnin kombëtar shqiptar dhe vijoi me thirrje të fuqishme për drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri […] The post Mbyllet protesta “Liria ka emër” në Tiranë, mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Ditar.al.

Mbyllet protesta “Liria ka emër” në Tiranë, mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Me thirrjen “Drejtësi për çlirimtarët e Kosovës”, mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare u mblodhën sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Protesta madhështore nisi me himnin kombëtar shqiptar dhe vijoi me thirrje të fuqishme për drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimi.

Mes protestuesve kishte familjarë të luftëtarëve të rënë në këtë luftë, ish-luftëtarë dhe vetë djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi.

Tubimi zgjati për rreth më shumë se një orë, ndërsa pritet që një protestë e ngjashme të mbahet edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Kreu i BDI, Ali Ahmeti dhe ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu gjatë fjalës që mbajtën para mijëra protestuesve i konsideruan akuzat ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse.

Kjo protestë me moton “Liria Ka emër” ka për qëllim që të bëjë thirrje për drejtësi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Kjo protestë është e treta me radhë pas atyre të mbajtura në Prishtinë dhe Hagë, ku më 14 shtator u mblodhën rreth 10 mijë shqiptarë në afërsi të Gjykatës Speciale.

The post Mbyllet protesta “Liria ka emër” në Tiranë, mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Ditar.al.