Me Ajër Apo Me Vaj – Si të Zgjidhni Fritezën e Duhur për Gatim
Welcome to Kosova TodayNëse ju pëlqejnë ushqimet e skuqura dhe krokante, por po kërkoni një mënyrë gatimi më të shëndetshme, AgroWeb.org ju vjen në ndihmë! Më poshtë po listojmë të mirat dhe të këqijat e dy prej metodave më të përdorura të gatimit, atë me ajër dhe atë vaj. Paisjet që përdorin ajrin për skuqje Kjo është një […] The post Me Ajër Apo Me Vaj – Si të Zgjidhni Fritezën e Duhur për Gatim appeared first on AgroWeb.
Nëse ju pëlqejnë ushqimet e skuqura dhe krokante, por po kërkoni një mënyrë gatimi më të shëndetshme, ju vjen në ndihmë!
Më poshtë po listojmë të mirat dhe të këqijat e dy prej metodave më të përdorura të gatimit, atë me ajër dhe atë vaj.
Paisjet që përdorin ajrin për skuqjeKjo është një pajisje që përdor ajrin në vend të vajit të nxehtë.
Pajisja funksionon duke vënë në punë një ventilator që fryn ajrin e nxehtë rreth ushqimit tuaj. Ai lejon që ushqimi të gatuhet pa shumë vaj.
Ju gjithashtu mund ta përdorni për të përgatitur ushqime të ndryshme, që nga mishi e deri tek perimet.
Paisjet që skuqnin duke përdorur sasi të mëdha vajiKëto paisje lejojnë që t’i skuqni sa më fort ushqimet, duke i zhytur ato në vajin e nxehur paraprakisht.
Cilin të zgjidhni?Ka shumë arsye pse njerëzit preferojnë paisjet me ajër, por nevojat dhe dëshirat e secilit janë të ndryshme.
Le të zbulojmë cila vlen më tepër edhe për shëndetin tuaj duke peshuar të mirat dhe të këqijat e secilës.
MirëmbajtjaNjë paisje e cila skuq me ajër, mund të mirëmbahet dhe pastrohet lehtësisht për shkak të veshjes së saj jo ngjitëse.
Ndërsa paisjet që skuqin me vaj, duhet të pastrohen çdo ditë për të shmangur akumulimin e papastërtive dhe aromën e pakëndëshme. Vaji mund të ripërdoret disa herë, por duhet ndërruar sapo të ndryshojë ngjyrën ose erën.
ShijaPaisjet me ajër e ruajnë më tepër shijen e ushqimeve se ato me vaj. Por nga ana tjetër ekziston rreziku që ushqimi të thahet për shkak të çlirimit të vazhdueshëm të ajrit të nxehtë mbi ushqi.
Gatimi i disa ushqimeve me ajër gjithashtu rrezikon që ai digjet më shpejt.
ShpejtësiaPaisjet me ajër janë të gjithanshëme dhe me to mund të përgatisni pothuajse çdo recetë në pak minuta. Por ka gjithashtu ka edhe disa receta që përgatiten më mirë me vaj edhe pse koha e gatimit mund të jetë pak më e gjatë.
SiguriaEkziston mundësia që vaji i nxehtë mund t’ju derdhet sipër duke shkaktuar djegie në lëkurë.
Gjithashtu, djegia e vajit mund të shkaktojë zjarre dhe kjo është mjaft e zakonshme nëse pajisja nuk mbikëqyret vazhdimisht.
Ndërsa paisjet me ajër edhe pse mund të përdorin pak vaj, janë në përgjithësi më të sigurta.
Megjithatë, si me çdo pajisje elektrike, ekziston mundësia e një zjarri elektrik në rastet kur nuk zbatohen rregullat e caktuara.
ShëndetiSkuqja me ajër preferohet nga shumë njerëz, sepse nga të dy këto pajisje, është opsioni më i shëndetshëm.
Kjo mënyrë zvogëlon sasinë e vajit dhe yndyrës që konsumoni, të cilat rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
PërfundimiPaisjet me ajër janë më të lehta për të përgatitur pothuajse çdo gjë. Ju e vendosni ushqimin në një enë të tillë dhe ajri i nxehtë qarkullon me shpejtësi në të gjithë ushqimin, duke e bërë ushqimin njësoj si skuqja, por pa vaj.
Përparësia tjetër është se reduktojnë ndjeshëm sasinë e vajit, gjë që përmirëson shëndetin tuaj./
The post Me Ajër Apo Me Vaj – Si të Zgjidhni Fritezën e Duhur për Gatim appeared first on AgroWeb.
Tags Kerko
Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:AgroWeb Paisjet Pajisja Cilin Shija Gatimi Shpejt Siguria Ekziston Gjithashtu Megjithat Skuqja Zgjidhni Fritez Duhur Gatim
Kerko ne Google fjalet :
Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:AgroWeb Paisjet Pajisja Cilin Shija Gatimi Shpejt Siguria Ekziston Gjithashtu Megjithat Skuqja Zgjidhni Fritez Duhur Gatim