Me pranga në duar, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, ku sot do të zhvillohet seanca gjyqësore lidhur me ankimimin e tij për shkarkimin nga detyra dhe dekretin e presidentit Bajram Begaj. Me pranga në duar, Veliaj, u fut brenda ambienteve të Gjykatës Kushtetuese i shoqëruar nga forcat e policisë, ndërsa kjo është paraqitja e […] The post Me pranga në duar, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Ditar.al.

Me pranga në duar, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, ku sot do të zhvillohet seanca gjyqësore lidhur me ankimimin e tij për shkarkimin nga detyra dhe dekretin e presidentit Bajram Begaj.

Me pranga në duar, Veliaj, u fut brenda ambienteve të Gjykatës Kushtetuese i shoqëruar nga forcat e policisë, ndërsa kjo është paraqitja e parë publike pas 9 muajsh i izoluar në paraburgimin e Durrësit.

Në hyrje të Gjykatës Kushtetuese, ai përshëndeti gazetarët që ndodheshin jashtë ambienteve të gjykatës.

Në seancën e sotme do të shqyrtohen dy ankimimet e Veliajt, ajo për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet në Tiranë dhe shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij.

Qeveria e shkarkoi Veliajn më 25 shtator, duke u mbështetur në nenin 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, pasi ai nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj.

Por ish-kryebashkiaku e ankimoi shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, dhe kjo e fundit vendosi më pas pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës më datë 9 Nëntor.

SPAK e akuzon Veliajn për korrupsion në 9 raste e kryer në bashkëpunim, pastrim parash, fshehje pasurie, futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara dhe shpërdorim detyre.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion në 9 raste e kryer në bashkëpunim, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehja e të ardhurave.

Pjesë e kësaj dosje janë edhe 28 persona e shoqëri, mes tyre edhe socialistja Klotilda Bushka, e cila akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” si dhe biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu dhe Mirton Lika

The post Me pranga në duar, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Ditar.al.