Man City e gjen menjëherë zëvendësuesin e Rodrit, do t’i kushtojë 100 milionë euro

Man City e gjen menjëherë zëvendësuesin e Rodrit, do t’i kushtojë 100 milionë euro

Manchester City po përshpejton për ta gjetur pasardhësin e Rodrit, i cili tashmë është shumë pranë transferimit te Barcelona.

Sipas BBC-së, tashmë është në fazën përfundimtare negociata për transferimin e mesfushorit maroken Ayyoub Bouaddi nga Lille.

Objektivi i “Citizens” është ta mbyllë marrëveshjen gjatë kësaj jave, pasi ta ketë finalizuar shitjen e fituesit të “Topit të Artë” 2024 te “Blaugrana” për rreth 65 milionë funte.

Lille nuk ka bërë zbritje në çmim: vlera e talentit është 100 milionë euro.

Mesfushori u spikat në Kupën e Botës, duke luajtur në pesë nga gjashtë ndeshjet e Marokut deri në çerekfinale.

Cilësitë e tij ishin shfaqur tashmë edhe në sezonin e kaluar, kur ishte ndër protagonistët e fitores prestigjioze të Lillet ndaj Real Madridit në Champions League.

Një organizator modern, i aftë ta diktojë ritmin e lojës përpara mbrojtjes, Bouaddi e përfaqëson profilin ideal për sistemin e lojës së trajnerit Enzo Maresca.

Ardhja e tij do ta kompletonte gjithashtu mesfushën së bashku me afrimin e ri Elliot Anderson, një mesfushor dinamik që mund të luajë si numër 8, ashtu edhe si mesfushor defanziv.

Që nga debutimi me Lillen, i cili ndodhi në tetor të vitit 2023, në moshën vetëm 16-vjeçare, Bouaddi i ka zhvilluar tashmë 88 ndeshje me ekipin e parë, duke kontribuar në vendin e tretë të Lillet në Ligue 1 sezonin e kaluar.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.