Merz “kërcënon” Musk: Do të përballet me pasoja për ndërhyrje në politikën gjermane

Elon Musk do të përballet me pasoja për ndërhyrje në fushatën zgjedhore të Gjermanisë, tha Friedrich Merz, kandidat për t’u bërë kancelari i ardhshëm i vendit, në një intervistë me ëall Street Journal të enjten. “Ajo që ndodhi në këtë fushatë zgjedhore nuk mund të mbetet pa përgjigje. Mund të jetë një përgjigje politike. Mund [...]Read More...

Merz “kërcënon” Musk: Do të përballet me pasoja për ndërhyrje në politikën gjermane

Elon Musk do të përballet me pasoja për ndërhyrje në fushatën zgjedhore të Gjermanisë, tha Friedrich Merz, kandidat për t’u bërë kancelari i ardhshëm i vendit, në një intervistë me ëall Street Journal të enjten.

“Ajo që ndodhi në këtë fushatë zgjedhore nuk mund të mbetet pa përgjigje. Mund të jetë një përgjigje politike. Mund të jetë një përgjigje ligjore. Unë dua ta analizoj këtë me qetësi pas kësaj fushate zgjedhore”, tha kreu i opozitës konservatore.

Elon Musk ka kritikuar vazhdimisht kancelarin aktual Olaf Scholz dhe ka mbështetur Alternativën për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë përpara zgjedhjeve të 23 shkurtit./abcnews.al