Meta mbetet në qeli, avokati i tij: Gjykata ka krijuar precedent të rrezikshëm, u tejkalua afati i qëndrimit në paraburgim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg”. Avokati i Metës, në një komunikim për gazetarët tha se kërkuan shuarjen e masës së sigurimit, por sipas tij Gjykata ka krijuar sipas tij një precendent të rrezikshëm me […] The post Meta mbetet në qeli, avokati i tij: Gjykata ka krijuar precedent të rrezikshëm, u tejkalua afati i qëndrimit në paraburgim appeared first on Ditar.al.

Meta mbetet në qeli, avokati i tij: Gjykata ka krijuar precedent të rrezikshëm, u tejkalua afati i qëndrimit në paraburgim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg”.

Avokati i Metës, në një komunikim për gazetarët tha se kërkuan shuarjen e masës së sigurimit, por sipas tij Gjykata ka krijuar sipas tij një precendent të rrezikshëm me mbajtjen pa ligj në qeli të ish-presidentit të vendit.

Sipas Cakranit, ditën e djeshme janë ezauruar afatet e paraburgimit për Metën, duke kërkuar shuarjen e masës së sigurisë, por kërkesa u rrëzua nga GJKKO.

 “I kërkuam gjykatës shuarjen e masës së sigurimit, pasi ka plotësuar të gjitha kriteret e bazuara në ligj. Problemi është se ne bëjmë kërkesa të bazuara. Por gjykata nuk i merr parasysh. Më në fund dëgjon prokurorët që flasin dy minuta. Sot Gjykata ka krijuar një precedent, mbajtjen pa ligj të presidenti në qeli.

Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë seanca, apo ky gjyq. Do e kalojë apo do e kthejë për gjykim, se dimë se çfarë do të ndodh. Jemi në errësirë totale.

Gjykata e rrëzoi kërkesën tonë, pasi ne nuk e dimë vendimin e arsyetuar. Krijoi precedent të rrezikshëm me zotin Meta. Janë ezauruar afatet për qëndrim në paraburgim. Afati 1-vjeçar u ezaurua dje”, tha ai.

The post Meta mbetet në qeli, avokati i tij: Gjykata ka krijuar precedent të rrezikshëm, u tejkalua afati i qëndrimit në paraburgim appeared first on Ditar.al.