Ministeriali në Tiranë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic bojkoton foton familjare

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian janë mbledhur në Tiranë në kuadër të Ministerialit të ministrave të Jashtëm për Procesin e Berlinit. Pas takimit, ministrat janë mbledhur për një foto familjare, siç tashmë është kthyer në një traditë në çdo samit. Por, ajo çfarë vihet re është se ministri […]

Ministeriali në Tiranë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic bojkoton foton familjare

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian janë mbledhur në Tiranë në kuadër të Ministerialit të ministrave të Jashtëm për Procesin e Berlinit. Pas takimit, ministrat janë mbledhur për një foto familjare, siç tashmë është kthyer në një traditë në çdo samit.

Por, ajo çfarë vihet re është se ministri i jashtëm serb Ivica Dacic ka zgjedhur që të bojkotojë foton familjare edhe pse aty ishin edhe përfaqësuesit e BE, Oliver Varhelyi dhe ministrja gjermane. Në foto është edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, që si duket ka ndikuar në zgjedhjen e Dacic për të mos dalë në foto, pas tensioneve në veri të Kosovës.