Basha e përjashtoi nga partia, Bardhi: Kërkon të zhvendosë vëmendjen për 2 katet e kullës që ka marrë
Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, teksa Gazment Bardhi është ndalur për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. I pyetur në lidhje me vendimin e Kryesisë, për përjashtimin e tij nga PD, demokrati tha se nuk duhet të merret seriozisht. Bardhi hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës, se po ndjek urdhrat e Ramës. Sipas tij, […] The post Basha e përjashtoi nga partia, Bardhi: Kërkon të zhvendosë vëmendjen për 2 katet e kullës që ka marrë appeared first on Newsbomb Albania.

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, teksa Gazment Bardhi është ndalur për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
I pyetur në lidhje me vendimin e Kryesisë, për përjashtimin e tij nga PD, demokrati tha se nuk duhet të merret seriozisht. Bardhi hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës, se po ndjek urdhrat e Ramës.
Sipas tij, sa herë që kryeministri vjen në Parlament, përjashton disa deputetë të opozitës.
“Së pari është kthyer në një traditë që sa herë Rama përgatitet për të ardhur në parlament, përjashtohet një pjesë e opozitës, për t’i dhënë kurajo kryemininistit.
Përjashtimi është një vendim politikë dhe nuk ka lidhje me rregulloren e Kuvendit. Ka një urdhër të Ramës për të përjashtuar deputetët dhe PD ndoqi këtë urdhër. Merreni me të qeshur aktet e kolegut Lulzim Basha. Vendimet tij janë pa bazë ligjore.
Do të zhvendosë vëmendjen e kam thënë dhe dje. Nëse ky vendim e ndihmon që dy katet e kullës ti mbajë në xhep të marrë vendime të tilla çdo ditë. Dy akte janë aty, letrat janë aty, shqiptarët po verifikojnë dhe po shohin dita ditës se kush ishte në aleancë me kullat.
Duke qenë se nuk i doli, mendon se po bën aleancën e të përjashtuarve. Basha do të dalë bllof pasi është përjashtuar nga Partia Demokratike. Ai është shpallur non grata nga vetë anëtarësia e PD. Merreni me të qeshur dhe mos e ktheni në çështje serioze,” tha Bardhi.
The post Basha e përjashtoi nga partia, Bardhi: Kërkon të zhvendosë vëmendjen për 2 katet e kullës që ka marrë appeared first on Newsbomb Albania.