Ministria e Kulturës ka zgjedhur ofertuesin më të favorshëm për ndërtimin e Sallës Universale në Shkup
Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se ka përfunduar procedura për përzgjedhjen e realizuesit të projektit për rindërtimin e objektit të Sallës Universale në Shkup. Sot është marrë Vendimi për përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm në prokurimin publik për “Kryerjen e punimeve ndërtimore, zejtare dhe të enterierit në objektin Salla Universale në Shkup – […]


Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se ka përfunduar procedura për përzgjedhjen e realizuesit të projektit për rindërtimin e objektit të Sallës Universale në Shkup. Sot është marrë Vendimi për përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm në prokurimin publik për “Kryerjen e punimeve ndërtimore, zejtare dhe të enterierit në objektin Salla Universale në Shkup – sipas parimit ‘Çelës në dorë’”, transmeton Portalb.mk.
Pas përfundimit të afateve ligjore për nënshkrimin e kontratës, siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, do të nënshkruhet kontrata për realizimin e punimeve. Pas plotësimit të të gjitha kushteve të nevojshme për fillimin e ndërtimit dhe dorëzimit të objektit te realizuesi, do të pasojë fillimi zyrtar i aktiviteteve ndërtimore.
Afati për realizimin e projektit është parashikuar deri në dhjetor të vitit 2027. Prokurimi realizohet sipas parimit “Çelës në dorë”, që do të thotë se brenda afatit të përcaktuar objekti do të ndërtohet plotësisht, do të rregullohet dhe do të jetë gati për përdorim, për mbajtjen e koncerteve, ngjarjeve dhe aktiviteteve të tjera kulturore.
Ministria e Kulturës në shtator të këtij viti (2025) prezantoi zgjidhjen vizuale për Sallën e re Universale në Shkup, me kapacitet 1200 vendesh dhe ruajtje të formës ekzistuese. Dizajni është i projektuesit Bujar Muça dhe parashikon akustikë të re, sisteme teknike moderne, efikasitet energjetik dhe materiale bashkëkohore.
Salla Universale u përfshi nga flakët më 9 prill të vitit të kaluar, vetëm një muaj pasi rifilluan punimet për rindërtimin e saj. Ajo filloi të rinovohej drejt fundit të mandatit të ish-kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov në vitin 2021. Me ardhjen e Danella Arsovskës, si kryetare e kryeqytetit, puna u ndal dhe asgjë nuk u bë për dy vjet.