Bastisje në disa lokacione në Shkup për shkak të dyshimit për fajde dhe pastrim parash

Bastisjet po kryhen në disa lokacione në Shkup, njoftoi sot Prokuroria Themelore Publike  për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTH NKOK), transmeton Portalb.mk. Ata thonë se nën udhëheqjen e një prokurori nga PTH NKOK, bastisjet po kryhen nga njësi të Ministrisë së Brendshme (MPB), dhe ato kanë të bëjnë me dyshime për fajde […]

Bastisje në disa lokacione në Shkup për shkak të dyshimit për fajde dhe pastrim parash
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Bastisjet po kryhen në disa lokacione në Shkup, njoftoi sot Prokuroria Themelore Publike  për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTH NKOK), transmeton Portalb.mk.

Ata thonë se nën udhëheqjen e një prokurori nga PTH NKOK, bastisjet po kryhen nga njësi të Ministrisë së Brendshme (MPB), dhe ato kanë të bëjnë me dyshime për fajde dhe pastrim parash.

“Këta janë të dyshuar për të cilët ekziston dyshim i arsyeshëm se kanë kryer krimin e fajdesë dhe pastrimit të parave”, thuhet në deklaratën e PTH NKOK-së.

Më shumë detaje rreth operacionit do të ndahen me publikun pas përfundimit të tij.