Miratohet kalendari për Projekt-buxhetin 2026 vetëm me votat e mazhorancës

Kalendari i projekt-buxhetit 2026 është miratuar ditën e sotme në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që PD ka votuar kundër. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se ky është buxheti më i madh ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, teksa theksoi se do të rriten pensionet dhe rroga mesatare duke filluar […] The post Miratohet kalendari për Projekt-buxhetin 2026 vetëm me votat e mazhorancës appeared first on Ditar.al.

Miratohet kalendari për Projekt-buxhetin 2026 vetëm me votat e mazhorancës

Kalendari i projekt-buxhetit 2026 është miratuar ditën e sotme në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që PD ka votuar kundër.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se ky është buxheti më i madh ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, teksa theksoi se do të rriten pensionet dhe rroga mesatare duke filluar nga muaji janar.

“Ne emër të grupit të PS dua përgëzoj qeverinë për sjelljen në Kuvend jo vetëm të buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë, por mbi të gjitha për faktin se kjo shumicë kryeministri dhe qeveria, populli na besoi për të rritur me këtë buxhet, rritjen e pensioneve. E dimë të gjithë, pensionet janë pjesa më e vështirë e politikës financiare të një vendi, besoj se bashkëndani dhe ju vlerësimin bashkë me ne, Shqipëria nuk është ai vendi që mezi rri në këmbë. Pensionistët do marrin në dhjetor bonusin, pro do kemi një rritje të shtirë gjatë 12 muajve. Nga 1 janari rritet paga miminale në 500 euro dhe nga ajo që do të lexoni në buxhet, jo vetëm pensionistët do marrin 100 mln euro më shumë. Më 11 dhjetor duhet të votohet në tërësi.”, tha Balla.

Për opozitën, buxheti duhej tërhequr dhe duhej të shkonte në Kuvend së bashku me Paketën Fiskale, e cila nuk është depozituar ende.

Deputetja Ina Zhupa deklaroi se mazhoranca po bën propagandë me rritjen e pensioneve, por kjo rritje është shumë e vogël dhe nuk mund t’u garantojë pensionistëve një jetë më të mirë.

“Në këtë parlament ndodh çudi, vjen projekt buxheti por nuk shoqërohet siç e kërkon rregullorja me paketën fiskale. Këtu vijnë se si do të shpenzohen paratë e shqiptarëve, por nga do të dalin këto para, politikat për taksat e tatimet që të kuptojmë nëse kemi buxhet të balancuar apo do të kërkojë deficit të tepruar në Shqipëri. Atë që kërkon rregullorja e Kushtetuta, këta nuk e zbatojnë. Ne jemi kundër buxhetit të vjedhjes së madhe, që nuk nxjerr shqiptarët nga varfëria, që iu jep më shumë para koncesionarëve dhe ministrave tuaj. E kemi parë se çdo firmë e vulë është një koncesion. 50 mln në Llogara, koncesioni i Shëndetësisë, check-up që nxjerrin burrat me barrë. Të dhënat që janë zyrtare, që vijnë në krahasim nga Eurostat dhe merr të dhëna të shtrembëruara nga INSTAT i juaj tregon se jemi kampion në rajon dhe Evropë se kemi 40.5 % të popullsisë në varfëri. Premtimi juaj për pensionit është 60 lekë në ditë për pens në qytet dhe 20 lekë në ditë për pensionistin në  fshat. Çfarë mund të bëjë? Ju mund të bëni propagandë të madhe me këtë rritje, por pensionistët nuk bëjnë asgjë, nuk garantojnë jetesë më të mirë, ilaçe apo sistem më të mirë përkujdesi. Tërhiqeni buxhetin dhe silleni me paketën fiskale.”, tha Zhupa.

The post Miratohet kalendari për Projekt-buxhetin 2026 vetëm me votat e mazhorancës appeared first on Ditar.al.