Miratohet me 101 vota pro rezoluta për çështjen e Kosovës, opozita bllokon foltoren

Miratohet në Parlament me 101 vota pro rezoluta për çështjen e Kosovës. Të pranishëm në Kuvend ishin 106 deputetë, ndërkohë që në votim nuk u futën amendamentet e deputetit të PD-së Kreshnik Çollakut. Rezoluta, thekson rëndësinë e mbrojtjes së interesave të përbashkëta dhe integritetit territorial të Kosovës, ndërsa parashtrohen tre pika. Në këto tre pika […]

Miratohet me 101 vota pro rezoluta për çështjen e Kosovës, opozita bllokon foltoren

Miratohet në Parlament me 101 vota pro rezoluta për çështjen e Kosovës.

Të pranishëm në Kuvend ishin 106 deputetë, ndërkohë që në votim nuk u futën amendamentet e deputetit të PD-së Kreshnik Çollakut.

Rezoluta, thekson rëndësinë e mbrojtjes së interesave të përbashkëta dhe integritetit territorial të Kosovës, ndërsa parashtrohen tre pika.

Në këto tre pika kërkohet hetim ndërkombëtar për sulmin e 24 shtatorit, si dhe që qeveria e Kosovës të punojë me aleatët ndërkombëtarë.

Momenti i votimit është shoqëruar me tensione, pasi deputeti i PD, Flamur Noka i është drejtuar foltores, e cila është bllokuar menjëherë nga Garda.