Murati: U konfirmua barrikadimi i opozitës me Listën Serbe kundër Kurtit
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se në seancën e sotme “është konfirmuar se partitë opozitare së bashku me Listën Serbe, u përbashkuan në qëllim të vetëm për ta kundërshtuar Albin Kurtin”. “Këta janë në gjendje të lënë 700 punëtorë të RTK-së pa paga, 85 mijë shërbyes civilë pa paga, 400


Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se në seancën e sotme “është konfirmuar se partitë opozitare së bashku me Listën Serbe, u përbashkuan në qëllim të vetëm për ta kundërshtuar Albin Kurtin”.
“Këta janë në gjendje të lënë 700 punëtorë të RTK-së pa paga, 85 mijë shërbyes civilë pa paga, 400 mijë fëmijë pa shtesa e 300 mijë pensionistë pa pensione, vetëm e vetëm mos dikush po ia lë fajin Kurtit”, ka thënë Murati në prononcim për media pas seancës së jashtëzakonshme. “Opozita është përbashkuar në qëllim të vetëm, kundërshtimin ndaj Kurtit. Po shpresoj qytetarët ta kenë parasysh këtë në zgjedhjet që na presin”.

