N1: Bislimi e Petkoviq sot në Bruksel – negociatori serb thotë se do të ketë edhe takim të përbashkët

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, nga Brukseli ka publikuar një fotografi duke paralajmëruar një takim trepalësh të nivelit teknik në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel. “Atmosfera e punës në delegacionin e Beogradit në Bruksel para bisedimeve të drejtpërdrejta ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së”, ka shkruar ai në Instagram. Ndëkaq, mediumi serb “N1”

N1: Bislimi e Petkoviq sot në Bruksel – negociatori serb thotë se do të ketë edhe takim të përbashkët

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, nga Brukseli ka publikuar një fotografi duke paralajmëruar një takim trepalësh të nivelit teknik në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

“Atmosfera e punës në delegacionin e Beogradit në Bruksel para bisedimeve të drejtpërdrejta ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së”, ka shkruar ai në Instagram.

Ndëkaq, mediumi serb “N1” raporton se pas përpjekjes së dështuar të martën e kaluar, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka caktuar një takim të ri për sot.

Delegacioni i Beogradit udhëhiqet nga kryenegociatori Petar Petkoviq, ndërsa delegacioni i Kosovës nga kryenegocitatori Besnik Bislimi, raportoi N1.

Pjesëmarrësit pritet t’i drejtohen shtypit pas takimeve, por nuk dihet nëse të dyja palët do të takohen drejtpërdrejt, shkruan ky medium.

Sorensen me 2 qershor u takua me Bislimin, ndërsa të nesërmen me Petkoviqin. Në njoftimin e këtyre takimeve, ai paralajmëroi se një i përbashkët do të ndodhë “shumë shpejt”, por pa caktuar datën.

Nëse ky takim do të realizohet do të jetë takimi i parë trepalësh që ai ka ndërmjetësuar që nga 1 shkurti kur mori postin.