NATO, forcim të mbrojtjes/ Aleanca kërkon 40 mijë trupa shtesë nga Gjermania
NATO ka kërkuar 40 mijë ushtarë shtesë nga Gjermania me synimin për të forcuar trupat e saj për shkak të rrezikut rus. Aleanca euroatlantike kërkon që Gjermania të vërë në dispozicion edhe shtatë brigada të tjera, pra rreth 40,000 ushtarë shtesë për mbrojtjen. Objektivat e reja për armët dhe numrin e trupave, të cilat ministrat [...]Read More...

NATO ka kërkuar 40 mijë ushtarë shtesë nga Gjermania me synimin për të forcuar trupat e saj për shkak të rrezikut rus.
Aleanca euroatlantike kërkon që Gjermania të vërë në dispozicion edhe shtatë brigada të tjera, pra rreth 40,000 ushtarë shtesë për mbrojtjen. Objektivat e reja për armët dhe numrin e trupave, të cilat ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s pritet t’i miratojnë javën e ardhshme, konsiderohen si të rëna dakord.
Sipas një zyrtari të lartë ushtarak objektivi për numrin e përgjithshëm të brigadave që aleatët e NATO-s do të duhet të vënë në dispozicion në të ardhmen do të rritet në 120 deri në 130. Kjo përbën një rritje prej rreth 50 përqind të objektivit aktual që është rreth 80 brigada.
Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk ka pranuar të komentojë derisa NATO të marrë vendimin në samitin e ardhshëm.
Aleanca synon të forcojë ndjeshëm trupat e saj pasi që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022 e sheh Rusinë si një kërcënim më të madh.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në samitin e qershorit synon t’i bindë krerët e shteteve dhe të qeverive që ta dyfishojnë objektivin aktual të shpenzimeve për ushtrinë dhe mbrojtjen nga dy në pesë përqind të prodhimit ekonomik. 3.5 përqind vetëm për ushtrinë dhe 1.5 përqind për shpenzimet në sektorët ndihmës që lidhen me të./abcnews.al