Ndeshja Shqipëri-Serbi pa tifozat “Kuq e Zi”, për herë të parë jashtë stadiumit

Për herë të parë që nga themelimi i tyre 21 vite më parë, grupi më i madh i tifozëve shqiptarë, Tifozat Kuq e Zi (TKZ), ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në stadium për të përkrahur Kombëtaren në ndeshjen e shumëpritur kundër Serbisë, që do të luhet më 7 qershor 2025 në […] The post Ndeshja Shqipëri-Serbi pa tifozat “Kuq e Zi”, për herë të parë jashtë stadiumit appeared first on Albinfo.

Ndeshja Shqipëri-Serbi pa tifozat “Kuq e Zi”, për herë të parë jashtë stadiumit

Për herë të parë që nga themelimi i tyre 21 vite më parë, grupi më i madh i tifozëve shqiptarë, Tifozat Kuq e Zi (TKZ), ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në stadium për të përkrahur Kombëtaren në ndeshjen e shumëpritur kundër Serbisë, që do të luhet më 7 qershor 2025 në “Air Albania”.

Në një deklaratë publike, TKZ shprehet se kjo është hera e dytë në historinë e tyre që nuk do të jenë në tribunë për të mbështetur Kombëtaren. Herën e parë, më 14 tetor 2014, kjo ndodhi për shkak të ndalimit nga autoritetet serbe në Beograd. Kësaj here, sipas tyre, pengesa vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), të cilën ata e akuzojnë për përjashtim të tifozëve të vërtetë dhe organizim të padrejtë të shpërndarjes së biletave.

TKZ kundërshton ashpër sistemin e aplikimit me short, që e cilësojnë si të manipuluar dhe të ndërtuar për të favorizuar agjencitë turistike dhe spekulimet me çmime. Ata theksojnë se nuk kanë marrë pjesë në këtë proces, duke e cilësuar si “farsë”, transmeton albinfo.ch.

Sipas tyre, çmimet e larta të biletave që shkojnë nga 150 deri në 1000 euro kanë kthyer një ndeshje futbolli në një aktivitet luksi të papërballueshëm për tifozin mesatar. “Është e paimagjinueshme që një familje e zakonshme shqiptare të shpenzojë rreth 600 euro për të ndjekur një ndeshje futbolli”, thuhet në deklaratë.

TKZ shpreh zhgënjim të thellë ndaj politikave të FSHF-së, të cilat sipas tyre përjashtojnë ata që kanë qenë pranë Kombëtares në çdo ndeshje, në çdo shtet dhe në çdo mot, për më shumë se dy dekada.

“Gjithpërfshirja i ka të gjithë brenda përveç se TKZ-në. Aty janë agjencitë e udhëtimit dhe politikanët, por vetëm BESNIKËT e përjetshëm JO,” theksohet në reagim.

Megjithatë, pavarësisht bojkotit të ndeshjes, TKZ përfundon mesazhin e tyre me një shpresë të thjeshtë, por domethënëse:

“Le të fitojë njëherë Kombëtarja.”

 

The post Ndeshja Shqipëri-Serbi pa tifozat “Kuq e Zi”, për herë të parë jashtë stadiumit appeared first on Albinfo.