Ndeshjet e fundit për “ëndrrën amerikane”, Sylvinho shpall listën e lojtarëve të grumbulluar për Andorrën dhe Anglinë

Dy ndeshjet e fundit të kombëtares shqiptare përballë Andorrës dhe Anglisë janë shumë të rëndësishme në rrugën drejt Kampionatit Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm në SHBA. Një fitore në Andorrë, e shoqëruar me fitoren e Anglisë ndaj Serbisë, do të na siguronte vendin e dytë, çfarë do të thotë pjesëmarrje në fazën “Play Off”, […] The post Ndeshjet e fundit për “ëndrrën amerikane”, Sylvinho shpall listën e lojtarëve të grumbulluar për Andorrën dhe Anglinë appeared first on Ditar.al.

Ndeshjet e fundit për “ëndrrën amerikane”, Sylvinho shpall listën e lojtarëve të grumbulluar për Andorrën dhe Anglinë

Dy ndeshjet e fundit të kombëtares shqiptare përballë Andorrës dhe Anglisë janë shumë të rëndësishme në rrugën drejt Kampionatit Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm në SHBA.

Një fitore në Andorrë, e shoqëruar me fitoren e Anglisë ndaj Serbisë, do të na siguronte vendin e dytë, çfarë do të thotë pjesëmarrje në fazën “Play Off”, ndërkohë që nëse Serbia merr pikë në Angli, atëherë situata komplikohet, për shkak se na duhet të mos dalim pa pikë në ndeshjen e fundit pikërisht përballë anglezëve.

Trajneri Sylvinho ka shpallur sot listën e lojtarëve të grumbulluar, ku bie në sy rikthimi i sulmuesit Indrit Tuci pas një viti.

Ka vend sërish në ekip për Klisman Caken, teksa rikthehet Ismajli, por nuk arrin të jetë i gatshëm Marash Kumbulla për shkak të një dëmtimi. Në mesfushë nuk ndryshon asgjë, teksa mbetet sërish jashtë Anis Mehmeti, pavarësisht paraqitjeve shumë të mira që po bën në Angli.

The post Ndeshjet e fundit për “ëndrrën amerikane”, Sylvinho shpall listën e lojtarëve të grumbulluar për Andorrën dhe Anglinë appeared first on Ditar.al.