Ndryshime në Polici, lëvizin shefat e komisariateve në Tiranë dhe rrethe

Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit. Ndryshimet përfshijnë lëvizje dhe emërime të reja të shefave të komisariateve në Tiranë dhe rrethe, me firmën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Konkretisht: Kryekomisar Besmir Qibini, nga shef i Komisariatit të Kukësit, emërohet shef i Komisariatit nr. 3, Tiranë. Komisar Besmir Dervishi, nga Komisariati […] The post Ndryshime në Polici, lëvizin shefat e komisariateve në Tiranë dhe rrethe appeared first on Ditar.al.

Ndryshime në Polici, lëvizin shefat e komisariateve në Tiranë dhe rrethe

Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit. Ndryshimet përfshijnë lëvizje dhe emërime të reja të shefave të komisariateve në Tiranë dhe rrethe, me firmën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Konkretisht:

Kryekomisar Besmir Qibini, nga shef i Komisariatit të Kukësit, emërohet shef i Komisariatit nr. 3, Tiranë.

Komisar Besmir Dervishi, nga Komisariati nr. 3, Tiranë, kalon si shef i Komisariatit nr. 5, Tiranë.

Kryekomisar Idriz Daulle, nga Komisariati nr. 5, emërohet shef i Komisariatit nr. 7, Tiranë.

Kryekomisar Robert Losha, nga Komisariati nr. 7, Tiranë, kalon shef i Komisariatit të Matit.

Kryekomisar Ervis Sançolli, nga Komisariati i Matit, emërohet shef i Komisariatit të Lezhës.

Komisar Oltion Gjoni, nga Komisariati i Lezhës, transferohet shef i Komisariatit të Kukësit.

The post Ndryshime në Polici, lëvizin shefat e komisariateve në Tiranë dhe rrethe appeared first on Ditar.al.