Ndryshon sigurimi i automjeteve nga 1 Janari, kush ka bërë aksidente paguan më shumë

Drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë shkaktuar aksidente gjatë këtij viti do të paguajnë më shumë sigurim për makinën e tyre në 2026-ën. Lajmin e bëri me dije Drejtuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Mimoza Kaçi gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, e cila tha se zbatimi i ndëshkimit për shoferët “problematikë” nis vitin e ardhshëm. […] The post Ndryshon sigurimi i automjeteve nga 1 Janari, kush ka bërë aksidente paguan më shumë appeared first on Ditar.al.

Ndryshon sigurimi i automjeteve nga 1 Janari, kush ka bërë aksidente paguan më shumë

Drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë shkaktuar aksidente gjatë këtij viti do të paguajnë më shumë sigurim për makinën e tyre në 2026-ën.

Lajmin e bëri me dije Drejtuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Mimoza Kaçi gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, e cila tha se zbatimi i ndëshkimit për shoferët “problematikë” nis vitin e ardhshëm.

Sipas saj, mund të mos jetë një hap i madh, por mund të ndryshoj perceptimin e qytetarëve për të treguar më shumë kujdes në drejtimin e mjeteve të tyre. Nga viti që vjen drejtuesit e mjeteve “shembullorë” do të marrin sigurim të ulët ose bonus, ndërsa ata “problematikët”, sigurim më të lartë.

“Mund të mos jetë perfekte por është hap i madh, për të ndryshuar perceptimin e qytetarëve që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve, pasi që në 1 janar 2026 do të hyjë në zbatim dhe bonusi dhe malusi”, tha Kaçi.

Megjithatë rregulli i ri gjeti kundërshtimin e deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili tha se kjo skemë favorizon më shumë kompanitë se qytetarët.

Rregullorja e re për sigurimin e mjeteve hyri në fuqi në janar të këtij viti, duke marrë në konsideratë 7 faktorë risku që shtrenjtojnë siguracionin si fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit dhe vjetërsia e makinës. 

Kurse historiku me aksidentet do të zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm, pasi aksidentet apo dëmet e shkaktuara përpara vitit 2025 zerohen. 

The post Ndryshon sigurimi i automjeteve nga 1 Janari, kush ka bërë aksidente paguan më shumë appeared first on Ditar.al.