Në dy raste, ndalohen pesë persona të dyshuar për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në dy raste të ndryshme, janë ndaluar pesë persona nën dyshimet për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”. Katër persona janë ndaluar në një rast dhe një tjetër në një rast. “Prokurorët e Shtetit, të cilët po kujdestarojnë sot, do të veprojnë me urgjencë në secilin rast […] The post Në dy raste, ndalohen pesë persona të dyshuar për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve” appeared first on Albinfo.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në dy raste të ndryshme, janë ndaluar pesë persona nën dyshimet për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”.
Katër persona janë ndaluar në një rast dhe një tjetër në një rast.
“Prokurorët e Shtetit, të cilët po kujdestarojnë sot, do të veprojnë me urgjencë në secilin rast që mund të paraqitet me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve të mundshme gjatë këtij procesi zgjedhor. Prokurori i Shtetit sërish i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, ka njoftuar Prokurori i Shtetit, transmeton albinfo.ch.
The post Në dy raste, ndalohen pesë persona të dyshuar për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve” appeared first on Albinfo.