Në Shqipëri sot mbahen zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 13 kandidatë në garë, PD me të pavarurit

Në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik po mbahen të dielën zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur të parin e qytetit, transmeton Euronews. 473 qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe qytetarët do kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 18:00, kur siç përcakton edhe […]

Në Shqipëri sot mbahen zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 13 kandidatë në garë, PD me të pavarurit
Zgjedhje në Shqipëri. Foto nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri (Facebook)

Në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik po mbahen të dielën zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur të parin e qytetit, transmeton Euronews.

473 qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe qytetarët do kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 18:00, kur siç përcakton edhe Kodi Zgjedhor mbyllen qendrat e votimit.

Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 mijë.

Opozita nuk ka propozuar asnjë emër politik, por do të mbështesë kandidatët e pavarur.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 612 policë, të cilët kanë marrë në ruajtje edhe Qendrat e Votimit.