Në Maqedoninë e Veriut po rritet prodhimi i energjisë elektrike nga burimet rinovuese
Maqedonia e Veriut në vitet e fundit ka shënuar rritje të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet rinovuese, sidomos nga panelet solare dhe turbinat e erës, transmeton Portalb.mk. Në gusht të këtij viti, krahasuar me gushtin e kaluar, prodhimi i energjisë elektrike te panelet solare u rritën për 26 përqind, ndërsa te turbinat e erës […]

Maqedonia e Veriut në vitet e fundit ka shënuar rritje të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet rinovuese, sidomos nga panelet solare dhe turbinat e erës, transmeton Portalb.mk.
Në gusht të këtij viti, krahasuar me gushtin e kaluar, prodhimi i energjisë elektrike te panelet solare u rritën për 26 përqind, ndërsa te turbinat e erës për 66 përqind.
Nga gjithsej 458 478 MWh energji elektrike që u prodhua në Maqedoninë e Veriut, 37 373 MWh vjen nga panelet solare, ndërsa 19 905 MWh nga turbinat e erës.
Në krahasim me muajin korrik të të njëjtit vit, në muajin gusht u prodhua më pak energji elektrike nga panelet solare dhe turbinat e erës.
Maqedonia e Veriut për 19.7 përqind e ka rritën sasinë e energjisë së importuar, ndërsa për 30.9 përqind e ka zvogëluar eksportin e energjisë.
Maqedonia e Veriut vazhdon të prodhojë më shumë energji elektrike nga termocentralet (40 %), centralet e kombinuara (22 %) dhe hidrocentralet (20 %).
