Policia arrestoi një person i cili fotografoi një vajzë duke bërë dush në një konvikt studentor në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup dy ditë më parë ka marrë një raportim nga një vajzë 22 vjeçare e cila, derisa po bënte dush në një konvikt studentor, ku qëndron, është fotografuar nga një person, transmeton Portalb.mk. “Më 16.10.2025, në orën 20:10, në SPB Shkup, një vajzë 22-vjeçare nga Prilepi, që qëndron në […]

Policia arrestoi një person i cili fotografoi një vajzë duke bërë dush në një konvikt studentor në Shkup
Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto: MPB

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup dy ditë më parë ka marrë një raportim nga një vajzë 22 vjeçare e cila, derisa po bënte dush në një konvikt studentor, ku qëndron, është fotografuar nga një person, transmeton Portalb.mk.

“Më 16.10.2025, në orën 20:10, në SPB Shkup, një vajzë 22-vjeçare nga Prilepi, që qëndron në një konvikt studentor në zonën e Karposhit, raportoi se më 16.10.2025 rreth orës 17:00, ndërsa po bënte dush, kishte vënë re një telefon mbi paravanët. Sipas raportimit, A.M. (22) nga Bogdanci i kishte thënë asaj se ai i kishte bërë fotografitë. Personi është arrestuar në Stacionin e Policisë dhe i janë konfiskuar një laptop dhe një kompjuter”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB shtuan se, po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.