Në mbledhjen e KPK-së propozohet të futet në rend dite shkarkimi i u.d. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Prokurorial të Kosovës është kërkuar që të futet në rend dite propozimi për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Këtë propozim e bëri zëvendëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli. Ajo shtoi se në këtë institucion nuk ka vend për ego personale e kalkulime personale. “Kohëve


Në mbledhjen e sotme të Këshillit Prokurorial të Kosovës është kërkuar që të futet në rend dite propozimi për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Këtë propozim e bëri zëvendëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli.
Ajo shtoi se në këtë institucion nuk ka vend për ego personale e kalkulime personale.
“Kohëve të fundit është krijuar një paqartësi dhe debate që neve si KPK nuk na shërbejnë. Ne jemi zotuar që të bëjmë drejtësi, por jo drejtësinë e shkruar në letër e jo atë që shfaqet në deklarata formale”, ka thënë ajo
Grantolli ka shtuar se para më shumë se tri viteve, përktësisht ishte ajo që e kishte propozuar për u.d të Kryeprokurorit të Shtetit, prokurorin Besim Kelmendi.
“Por me kalimin e kohës tash janë bërë më shumë se tri vite që ne për shkak të një vendimi politik të presidentes për të mos dekretuar Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit, dhe të vetëdijshëm që ishim në situatë të vështirë në atë kohë është menduar se si prokurori më i mirë dhe më i përshtatshëm është prokurori Besim Kelmendi. Por së fundmi akuza të rënda ndaj bartësve të sistemit dhe udhëheqësve kryesor të sistemit prokurorial”, tha Grantolli.
Zëvendëskryesuesja tha se drejtësia nuk mund të jetë arenë për lojëra të interesit.
“Nuk ka vend për ego, nuk ka vend për kalkulime personale..”, u shpreh Grantolli, duke shtuar se vetëm kështu mund të vërtetojmë që ky institucion zbaton drejtësinë.
Kujtojmë se të mërkurën, u.d i Kyreprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi në një konferencë për media ka demantuar raportimet se ka qenë bashkëpunëtor i gjyqtares hetuese të rastit të Reçakut, Danica Marinkoviq.
Ai ka thënë se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ka punuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dhe këtë e ka shfrytëzuar për t’i ofruar dokumente Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut si dhe mediave për mbulimin e krimeve që bënte Serbia.
Kelmendi e ka akuzuar pronarin e portalit “Paparaci”, Vehbi Kajtazi, për shantazh lidhur me rastin porse këtë ai e ka mohuar.

