KQZ vendos nesër për ankesat në Çashkë, ku për herë të parë fitoi kandidati shqiptar
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka thirrur seancë publike për nesër, më 23 tetor 2025, me fillim në ora 12:00. Burime të “Flaka”-s bëjnë të ditur se në këtë seancë The post KQZ vendos nesër për ankesat në Çashkë, ku për herë të parë fitoi kandidati shqiptar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka thirrur seancë publike për nesër, më 23 tetor 2025, me fillim në ora 12:00. Burime të “Flaka”-s bëjnë të ditur se në këtë seancë pritet të shqyrtohen ankesat e paraqitura për procesin e votimit në komunën e Çashkës – komunë ku për herë të parë në histori fitoi kandidati shqiptar.
Në prag të seancës, ka reaguar gazetari Furkan Saliu, duke paralajmëruar se çdo tentim për anulimin e votimit në Çashkë do të ishte, sipas tij, “perversitet politik”.
“Anëtarët e KSHZ-së janë përfaqësues politikë. Nëse kalon ky perversitet me Çashkën, turpi më i madh bie mbi politikën shqiptare,” – shkruan Saliu.
Ai thekson se arsyeja për anulim, sipas raportimeve, lidhet me një rast ku qytetari nuk është identifikuar nga skaneri i gishtit, megjithëse ka qenë në listë dhe ka votuar.
“Imagjinoni pse duan ta prishin Mellnicën… Qytetari nuk është gjetur nga skaneri i gishtit, por ka qenë në listë dhe ka votuar. Nëse kjo është arsyeja për ta prishur një vendvotim, atëherë 90% e vendvotimeve duhet të anulohen, sepse në secilin ka pasur problem me skanerin,” – shton ai.
Saliu i ka bërë thirrje faktorit politik shqiptar të reagojë me unitet:
“Hajde, bre, të ju shohim njëherë të bashkuar për një qëllim më të madh se politika e përditshme.”
Në fund, ai ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se po tenton të ushtrojë presion politik ndaj komunitetit shqiptar përmes Çashkës.
“Ajo që po tenton ta bëjë VMRO-DPMNE me Çashkën është një perversion i nivelit më të ulët dhe shfaqje force ndaj shqiptarëve. Për punë të tilla bie Qeveria.
Kjo nuk është partneritet – kjo është shkelje e gjithçkaje që nuk është maqedonase.
Kjo është, në kuptimin e plotë të fjalës, realizim i sloganit ‘Povtorno tvoja’.
Për Çashkën kanë vendosur banorët e saj; politika vetëm duartroket për organizimin dhe aq,” – përfundon Saliu. Gazeta Flaka
The post KQZ vendos nesër për ankesat në Çashkë, ku për herë të parë fitoi kandidati shqiptar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .