Në Zvicër propozohet rivendosja e testit të ndërgjegjes për rekrutët që refuzojnë ushtrinë

Shoqata Ushtarake Zvicerane kërkon rikthimin e testit të ndërgjegjes për personat që refuzojnë shërbimin ushtarak dhe zgjedhin shërbimin civil. Sipas kryetarit të shoqatës, Stefan Holenstein, aktualisht është shumë e lehtë të kalosh nga ushtria në shërbim civil, duke dëmtuar përbërjen e forcave të armatosura. Çdo vit, rreth 7,000 persona zgjedhin shërbimin civil, një shifër që […] The post Në Zvicër propozohet rivendosja e testit të ndërgjegjes për rekrutët që refuzojnë ushtrinë appeared first on Albinfo.

Në Zvicër propozohet rivendosja e testit të ndërgjegjes për rekrutët që refuzojnë ushtrinë

Shoqata Ushtarake Zvicerane kërkon rikthimin e testit të ndërgjegjes për personat që refuzojnë shërbimin ushtarak dhe zgjedhin shërbimin civil. Sipas kryetarit të shoqatës, Stefan Holenstein, aktualisht është shumë e lehtë të kalosh nga ushtria në shërbim civil, duke dëmtuar përbërjen e forcave të armatosura.

Çdo vit, rreth 7,000 persona zgjedhin shërbimin civil, një shifër që Shoqata Ushtarake e konsideron problem serioz për të ardhmen e ushtrisë. Holenstein paralajmëron se, nëse kjo tendencë vazhdon, deri në vitin 2030 mund të ketë mungesa të theksuara të efektivit.

Nga ana tjetër, përfaqësues të shërbimit civil dhe organizata Civiva e kundërshtojnë idenë e testit, duke e quajtur atë të kushtueshëm dhe të vjetëruar. Sipas tyre, shërbimi civil është një zgjedhje legjitime dhe testet e ndërgjegjes nuk do të ulin numrin e aplikimeve.

Aktualisht, ushtria zvicerane ka 147,000 efektivë, më shumë se limiti ligjor prej 140,000, por qëllimi afatgjatë është ruajtja e një kapaciteti prej 100,000 ushtarësh të gatshëm në rast mobilizimi, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, Parlamenti zviceran po shqyrton disa ndryshime ligjore që do ta bëjnë më të vështirë kalimin në shërbimin civil, çka pritet të nxisë debate të mëtejshme rreth të drejtës për refuzim të shërbimit ushtarak.

The post Në Zvicër propozohet rivendosja e testit të ndërgjegjes për rekrutët që refuzojnë ushtrinë appeared first on Albinfo.